Amnisti i nevojitet edhe gjuhës shqipe

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Amnisti i nevojitet edhe gjuhës shqipe | Add to Facebook Share
image

Reagime për anashkalimin e “gjuhës së dytë zyrtare”


 Mbledhja e Gjykatës Kushtetuese në të cilën u konfirmua amnistia e ish pjesëtarëve të UÇK-së por edhe për rastet e Hagës, ka nxjerrë në pah nevojën për një amnisti tjetër – atë të gjuhës shqipe. Kështu së paku vlerësojnë analistët shqiptarë, duke komentuar debatin maqedonisht të anëtarëve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese,tranmeton Almakos.
“Ajo që ra në sy gjatë raporteve televizive për konfirmimin e amnistisë ishte debati maqedonisht i anëtarëve shqiptarë të kësaj gjykate. Kjo edhe njëherë na kujton realitetin e hidhur se ‘shqipja zyrtare’ është vetëm një eksperimentim dhe simulim dhe se deri në zyrtarizimin e saj nevojitet edhe shumë kohë dhe një politikë më këmbëngulëse shqiptare. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e respekton shqipen, atëherë është e kotë të flasësh për institucionet tjera”, thotë për “Lajm” analisti Semi Mehmeti.
“Është e qartë se pas amnistimit të amnistisë, nevojitet edhe amnistim i gjuhës shqipe”, thekson Mehmeti.
Mosrespektimi i gjuhës shqipe në Gjykatën Kushtetuese do të diskutohej gjatë kohë, sikurse të mos kishte ndodhur një shkelje tjetër e rëndë e përdorimit të shqipes edhe atë pikërisht prej atyre që flasin shqip. Këtë shkelje e kanë bë deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të cilët 15.000 amendamentet në Kuvend ndaj ligjit të “branitellave” i kanë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase. Deputeti i PDSH-së Bekim Fazli ka akuzuar BDI-në se me këtë vetë po demantojnë pohimet e tyre se shqipja është gjuhë zyrtare.
“Dëgjova se amandamentet ende nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe. A në gjuhën maqedonase i keni dorëzuar ??? Qenkeni lodhur duke shkruar maqedonisht”, ka thënë me ton tallës deputeti Fazliu.
“Kjo është edhe një dëshmi se gjuha shqipe nuk është zyrtare. Të gjitha këto kuti të mbushura me amandamente janë në maqedonisht dhe është për të ardhur keq”, ka shtuar Fazliu.
Përdorimi i gjuhës shqipe në institucione shtetërore dhe  përfaqësimi adekuat i shqiptarëve mbeten edhe më tej pikat më të dobëta të politikës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Avokati i Popullit vitin e kaluar konstatoi se në 500 institucione shtetërore nuk ka të punësuar asnjë shqiptar. /Almakos

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus