Gjykata Kushtetuese e vërtetoi amnestin për Rastet e Hagës

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Gjykata Kushtetuese e vërtetoi amnestin për Rastet e Hagës | Add to Facebook Share
image

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot debatoi për interpretimin autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti, me të cilën Kuvendi i mbylli katër rastet e Hagës "Udhëheqësia e UÇK-së", "Neproshteni", "Punëtorët e Mavrovës" dhe "Diga e Likovës".

Gjykata Kuhshtetuese i refuzoi dy iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së interpretimit autentik të ligjit të amnistisë, gjyqtarët njëzëri e hodhën poshtë nismën për ri-vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për amnisti të miratuar në vitin 2002, përderisa iniciativa tjetër për vlerësimin e kushtetutshmërisë së interpretimit autentik të ligjit për amnisti u refuzua nga shumica.

Sipas interpetimit të miratuar, neni 1 nga Ligji për amnisti duhet të interpretohet ashtu që amnistia zbatohet mbi të gjithë kryerësit e veprave penale të ndërlidhura me konfliktin e vitit 2001 përfundimisht me 26 shtator të vitit 2001, përveç për persona të cilët kanë kryer vepra penale dhe në lidhje me konfliktin, ndërsa kundër të cilëve Tribunali ndërkombëtar ka ngritur procedurë.

Rastet "Kryesia e UÇK-së", "Neproshteni", "Punëtorët e Mavrovës" dhe "Diga e Likovës" janë proceduar në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, por në vitin 2008 ato janë kthyer në kompetencë të gjykatësve të Maqedonisë.

Kuvendi në korrik të vitit 2011 me votimin e interpretimit autetentik të Ligjit për amnisti vendosi të ndërpresë ndjekjen penale të përgjegjësve për katër "rastet e Hagës", të dyshuara për krime ushtarake nga viti 2001.

Deputetët e LSDM-së dhe PRSD-së votuan kundër interpretimit autentik për shkak se me të është rrënuar shteti juridik, ndërsa lëndët e Hagës të cilët nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë janë kthyer në Maqedoni nuk kanë mundur të jenë lëndë të Ligjit për amnisti.

Përkundër tyre, deputetët e BDI-së, vlerësuan se interpretimi autentik do të mbyllë një problem afatgjatë. Oponentët e tyre nga blloku politik shqiptar i akuzuan për reagim të vonuar për zbatim të plotë të Ligjit për amnisti. Kërkesa për intrepretim autentik është parashtruar nga deputetë të BDI-së.

Gjykatës kushtetues sot do të debatojnë në bazë të tre nismave për vlerësim të kushtetueshmërisë së interpretimit autentik, ndërsa një nga nismat është parashtruar nga familjet e njëzet maqedonasve të rrëmbyer në vitin 2001.

Në rend dite të seancës janë iniciativa të parashtruara për Ligjin për marrëdhënie pune dhe për Ligjin për sigurim shëndetësor, për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe për Vendimin për miratim të Planit të detajuar urbanistik për UE-2 një pjesë nga Blloku 8 Strugë, të aprovuar nga Këshilli i Komunës së Strugës./Almakos.com

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus