Thaçi: Pista e vërtetë politike, shkencore e shqiptarëve të Maqedonisë është pista e Arbën Xhaferit

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Thaçi: Pista e vërtetë politike, shkencore e shqiptarëve të Maqedonisë është pista e Arbën Xhaferit | Add to Facebook Share
image

 

Ruhan Iljazi zgjidhet kandidat i PDSH-së për Kryetar të komunës së Tearcës 

Partia Demokratike Shqiptare Dega - Tearcë mbajti Kuvend zgjedhor në të cilin zhvilloi punimet. Në këtë Kuvend u zgjodh kandidati i PDSH-së për Kryetar të komunës së Tearcës dhe lista e kandidatëve për këshilltarë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Kandidat i PDSH-së për kryetar të komunës së Tearcës u zgjodh z.Ruhan Iljazi. Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, z.Ruhan Iljazi. shprehu falënderime për kuvendarët dhe kryesinë e partisë për besimin e dhënë. Ai më tej tha:

“Situata e rëndë  në  të  cilën  gjenden shqiptarët detyrimisht ka përfshirë  edhe komunën tonë, vendbanimet e së  cilës përballen me mospasjen e kushteve elementare: si ujë  për pije, apo mospasjen e kushteve nëpër shkolla, mospasje të  infrastrukturës, rrugëve, kushteve në spitale si dhe me një  papunësi që  kap shifra alarmante. Kur krejt kësaj ia shtojmë edhe paaftësinë që mbisundon në  udhëheqësinë  aktuale të  kësaj komune situata paraqitet edhe më e rëndë për banorët e fshatrave të komunës së Tearcës. Kjo situatë detyrimisht kërkon një  angazhim maksimal të të gjithë neve, me qëllim që t'u gjendemi pranë  bashkëvendësve tanë të cilët ballafaqohen me probleme të shumta. Vizioni ynë si PDSH është që ta shohim komunën e Tearcës një vend të zhvilluar, duke inkurajuar qytetarët për një zhvillim të përgjithshëm lokal. Për një udhëheqje të politikës së suksesshme ekonomike në nivel të komunës. Përkrahje për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Do të jemi të koncentruar në zhvillimin infrastrukturor, e cila do të mundësoj një zhvillim më të lehtë ekonomik; zhvillim të arsimit dhe institucioneve arsimore si dhe zhvillimin shëndetësor. Fitorja e PDSH-së në këtë komunë dhe në komunat tjera është e pashmangshme. Ngushtimi i çdo gjëje në hapësirat shqiptare,  është edhe një shkas më tepër që mbështetja juaj dhe angazhimi ynë të jenë më të forta për PDSH-në. Platforma e PDSH-së është garancë për sukses dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik të shqiptarëve si dhe sigurinë e tyre. Andaj edhe një herë duke ju falënderuar për besimin e dhënë, ju ftoj të angazhohemi bashkërisht për ta ndryshuar këtë gjendje të rëndë”. 

Fjalën e mori edhe bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së për Komunën e Tearcës z.Xhelil Saiti i cili tha:

“Banorët e Komunës së Tearcës kanë shumë halle dhe shumë probleme të pazgjidhura. E keqja e kësaj është që kjo administratë, ky menaxhment aktual i komunës së Tearcës jo që s’ka bërë asgjë për këtë komunë, por edhe e ka dëmtuar më shumë. Tearcës i mungojnë kushtet elementare jetësore, mungon zhvillimi ekonomik lokal, projektet zhvillimore, projekte në sferën e arsimit, projekte të sferës së kulturës, sferës sociale, mungojnë vendet e reja të punës etj. Ne lista e këshilltarëve të Partisë Demokratike shqiptare zotohemi që bashkë me kandidatin për kryetar të komunës, pas legjitimimit tonë në zgjedhje do të dëgjojmë kërkesat e të gjithë banorëve të Tearcës dhe do të angazhohemi që të plotësojmë dhe realizojmë nevojat e tyre”. 

Punimet e Kuvendit të degës së Zhelinës i përshëndeti Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili tha:

“Ju i kuptoni gjërat shumë mirë, prandaj do të tentojmë që bashkërisht të këmbejmë argumentet që ju të flitni me të tjerët që janë të dëshpëruar, që janë në pozitë të rëndë. Ka shumë gjëra që mi thonë ditët e fundit, z.Kryetar fol më shumë për ekonomi sepse gjendja ekonomike është shumë e rëndë. S’është ashtu. Nuk ka ekonomi pa politikë, të ju shpjegojmë të gjithëve nxënësve, studentëve, pedagogëve, profesorëve, sportistëve, shkencëtarëve, se pa politikë të thellë nuk ka asgjë. Politika i lind institucionet, institucionet e lindin shtetin dhe shteti i garanton të drejtat e qytetarëve. Nëse ne shqiptarët nuk arrijmë që me politikë të bëhemi në vendimmarrje të barabartë me maqedonasit është iluzion se do të arrihet diçka, sidomos këto 10 vitet e fundit me shkeljet që na kanë bërë maqedonasit na kanë bind se ekonomia është shumë e rëndësishme, pse? Sepse s’kanë lënë biznesmen shqiptarë prej Kumanovë deri në Strugë pa e shkatërruar dhe shkatërrimi i biznesmenëve shqiptarë është mbyllja e mijëra vendeve të punës për shqiptarët. S’kanë lënë infrastrukturë pa shkatërruar, s’kanë lënë arsim, shkollë, nivele shkollore pa shkatërruar. Të gjitha këto flasin se ata kanë punuar me plan për të na shkatërruar. Ka mundësi të jetë ndryshe, ka mundësi të ndryshojnë punët, kjo mundësi është Partia Demokratike Shqiptare, është programi i saj. Edhe pse situata është jashtëzakonisht e keqe, shpeshherë mendoj se situata është bërë e pakthyeshme, megjithatë shpresa e vërtetë është programi dhe platforma e Partisë Demokratike Shqiptare. Keq e kaluara, keq e sotmja por mund të bëhet mirë e nesërmja. Të gjithë së bashku nëse kemi një angazhim maksimal, serioz besoj se do të kthehemi në rrugën e duhur. Unë e di se militantët e PDSH-së shpesh mendojnë dhe thonë se këta oponentët tanë janë shumë të dobët,i mundim lehtë, nuk është ashtu, është e vërtetë se janë të dobët por shteti i ndihmon dhe shteti i sponsorizon. Ka 19 vjet që shteti pa ndërprerë merr anë ka oponentët e PDSH-së, prej vitit 1993, kjo personifikohet me ndjekjet që i bëhen drejtuesve të kësaj partie, por ndjekjet nuk më shkaktojnë pasoja mua, por kjo shkakton pasoja për të gjithë përkrahësit e kësaj ideje. U lënë pa punë, u largojnë prej punë, nuk jeni të barabartë në avancim në karrierë etj. Jam shumë mirënjohës ndaj gjithë juve që i kuptoni punët dhe nuk lejuat që kjo ide të merr fund, përkundrazi tash bëhemi më të fort dita-ditës. Asnjë milimetër nuk do të lëviz prej asaj piste që e ka vendos z.Arbën Xhaferi, të gjitha pistat tjera janë manipulim dhe mashtrim, pista e vërtetë politike, shkencore  e shqiptarëve të Maqedonisë është pista e Arbën  Xhaferit, pa marrë parasysh vështirësitë dhe problemet që i kemi ne duhet të qëndrojmë. PDSH-ja e ka vështirë, mundohet por e ka faqebardhsinë në çdo moment, në çdo sekond dhe në çdo vend. Unë kam shpresa dhe bindje të plot se Ne këtu do të ngadhënjejmë, jemi në rrugë të mbarë”.

 

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus