Ivanovi me pritje të ngrohta, Rasmusen e ftohë menjëherë
Takim në Bruksel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë se ripërsëritur se dëshiron të shohë Maqedoninë në BE dhe NATO, por ka përsëritur edhe kushtin që duhet të plotësohet
Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s edhe pa kontestin e zgjidhur me Athinën, ka thënë presidenti Gjorge Ivanov.
Këtë vlerësim optimist Ivanov e ka shprehur në selinë e NATO-s në Bruksel, pas takimit me Sekretarin e Aleancës, Anders Fog Rasmusen.
“Çështja për shkak të cilës jemi jashtë NATO-s është bilaterale. Edhe në të kaluarën shumë shtete janë bërë pjesë e Aleancës dhe Bashkimit Evropian edhe pa zgjidhjen e konflikteve bilaterale . Kjo na jep shpresë se është e mundur një zgjidhje e tillë. Madje dhe Greqia para se të bëhej anëtare e NATO-s, nuk i kishte zgjidhur të gjitha çështjet me fqinjët e saj, por megjithatë sot është aty”, është shprehur në Bruksel presidenti Ivanov.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë se ripërsëritur se dëshiron të shohë Maqedoninë në BE dhe NATO, por ka përsëritur edhe kushtin që duhet të plotësohet.
“Të gjithë e dimë se është shumë me rëndësi që Shkupi dhe Athina të gjejnë zgjidhje të përbashkët në suaza të bisedimeve nën patronazhin e OKB-së dhe apeloj që të gjithë liderët politikë të involvuar në këtë çështje të bëjnë përpjekje plotësuese për të gjetur zgjidhje pragmatike. Ne, në Bukuresht në vitin 2008, sollëm vendim se jemi të gatshëm për të dhënë ftesë për fillimin e bisedimeve inkuadruese, menjëherë sapo të gjeni zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar Rasmusen, duke shtuar se Maqedonia i ka përmbushur kriteret e nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë transatlantike porse mbetet një çështje tjetër për t’u zgjidhur – kontesti i emrit. Ai nuk e ka përmendur në asnjë çast të fjalës së tij emrin kushtetues të Maqedonisë.
Fyle: Anëtarësimi i Maqedonisë, interes i BE-së
omisar për Zgjerim, Shtefan Fyle pas takimit me presidentin Ivanov thënë se askush nga autoritetet e Maqedonisë nuk ka nevojë të kërkojë përkrahjen e tij për procesin integrues të vendit, sepse siç ka thënë, një gjë e tillë është në favor të vetë BE-së.
“Unë këtë e bëj sepse besoj në zgjerimin e BE-së dhe besoj se anëtarësimi i Maqedonisë në BE do ta përforcojë vet procesin zgjerimit dhe nga kjo do të kenë përfitim të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Fyle. Presidenti Ivanov, nga ana tjetër, ka thënë se në bisedën me Fylen kanë folur mbi rezultatet që ka arritur Maqedonia në kuadër të Dialogut në Nivel të Lartë./Almakos
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Ministrit Hoxhaj i "del gjumi", irritohet nga shpërfillja e Maqedonisë
- Laura Vorpsi zëdhënësja e PD-së e Sali Berishës, pëlqen armët dhe mesazhet për seksin
- Joana: Bëra seks në BB, Elona është lesbike “vdes” për Riken
-
Egjipt, gazetarja heq perçen përpara imamit!(VIDEO)
- Tjetër skenë e nxehtë në Kanë
- DSHM: BDI-ja të del në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni
- Argjentina reklamon trupin seksi
- Mariah Careyt, për pak të mbetet pa fustan para publikut
- Arrestohen 22 shqiptarë në Mal të Zi
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!
-
Skandal, nxënësja zhvishet në orë të mësimit - VIDEO

Share



















