Rufi Osmani injorohet nga Tirana zyrtare apo nga Arben Çejku?!

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Rufi Osmani injorohet nga Tirana zyrtare apo nga Arben Çejku?! | Add to Facebook Share
image

Shqiptarët e Maqedonisë prej moti e kanë parë hapur se zyrtarët që vijnë nga Tirana për ta vizituar Shkupin, e injorojnë Rilindjen Demokratike Kombëtare të Rufi Osmanit. Thjeshtë, gjerë më tani, gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, burrështetasit e Tiranës takohen me “hutën e kutën”, por si djalli temjanit, i ikin takimit me Rufi Osmanin.

 Disa thonë se më i merituar për këtë është ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku i cili kështu i hakmerret Rufi Osmanit për moskryerjen e disa kërkesave të tij me “karakter kombëtarë”, por që kanë formën e punësimit të një të afërmi të tij. Edhe sikur këto pohime të jenë të trilluara nga qëllimkëqinjtë, mbetet e vërteta se ambasadori Çejku ka ndikim në përcaktimin e agjendave të zyrtarëve nga Tirana që vizitojnë Maqedoninë. Kështu mbetet të kuptohet se, nëse i ka penguar  takimet e tyre me kryetarin e RDK-së, ai gjithsesi ua ka plotësuar dëshirën kryesuesve të BDI-së dhe PDSH-së që sa më shumë të injorohet  Rufi Osmani.

Në të njejtin mendim qëndron edhe analisti Arsim Zekolli, i cili në një kolumnë të tij për Almakos shkruan: “... përshtypja e pandarë e kuloareve politike shqiptare mbetet se ky mision “parandalues” në të vërtetë ishte vetëm një ndihmesë tinëzare për ruajtjen e prestigjit të dy partive të lartpërmendura dhe injorim të qëllimshëm dhe sabotim të RDK-së së Rufi Osmanit, e cila atëbotë (por edhe sot, përkundër mendimit tim personal gjithsesi jo të favorshëm ndaj saj) seriozisht i kërcënon interesat e BDI-së dhe PDSH-së. Së fundi, z. Osmani nuk hezitoi që të reagojë në disa raste, duke hedhur akuza drejt ambasadorit shqiptar në Maqedoni, në të cilat ai ende nuk e gjen të udhës të përgjigjet, që vetëm i shton dyshimet në sinqeritetin dhe pa-anshmërinë e pozitës së tij diplomatike në vend.”

I gjithë rrëfimi të mos mbetet i pa bazuar në fakte që Arben Çejku nuk takohet me Rufi Osmanin, mjafton ta kujtojmë takimin e tij të para do ditëve me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, që gjithçka ta kemi të qartë./Almakos.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS