BDI kërcënon me braktisje të qeverisë! Lojë e radhës, apo skenar për ta shpëtuar rejtingun?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | BDI kërcënon me braktisje të qeverisë! Lojë e radhës, apo skenar për ta shpëtuar rejtingun? | Add to Facebook Share
image

Është deklaruar e prerë dhe strikte partia shqiptare në pushtet lidhur me nismën e VMRO – DPMNE – së, për të miratuar ligjin për “branitellat” (mbrojtësit).

“Ne insitojmë që ligji të mos mbajë këtë emër dhe të quhet ligji për të dëmtuarit e konfliktit të 2001, ku do të përfshiheshin të gjithë qytetarët e dëmtuar pavarëisht përktësisë etnike. Me këtë propozim ligj VMRO DPMNE ka shkel rënd marrëveshjen për koalicionim qeveritar të vitit 2011”, ka thënë një zyrtar i lartë i partisë së Ahmetit. 

Për më tepër, nëse VMRO-DPMNE e miratojnë kokë më vete Ligjin për “branitellat” (mbrojtësit) do të merr fund koalicioni qeveritar. Ky është vendimi i prerë i partisë shqiptare në Qeveri Bashkimit Demokratik për Integrim e cila nismën e VMRO-së e ka cilësuar si shkelje të marrëveshjes për bashkëqeverisje, transmeton Almakos. 

Sekretari gjeneral i BDI-së Abdylaqim Ademi, ka thënë se gjatë zhvillimit të negociatave për formimin e Qeverisë, pasi që mungonte gadishmëria nga VMRO – DPMNE për ta pranuar një Ligj gjithëpërfshirës për pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001, dy partitë më të mëdha ishin dakorduar që mos të hapet kjo temë gjatë këtij mandati. BDI fillimisht do t’i dorëzojë amandamentet për Ligjin e propozuar nga VMRO, e nëse të njëjtat nuk pranohen do të rrezikohen jo vetëm marrëdhëniet brenda koalicionit , por edhe ato ndëretnike, thote Ademi.

Nëse një skenar i tillë realizohet dhe rezulton me prishjen e kolicionit Ahmeti – Gruevski, atëherë vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, gjë që mund të jetë në favor të BDI – së, sidomos pasi që rejtingu i saj nga dita në ditë zbehet si rezultat i lëshimeve dhe kompromiseve të shumta që i kanë bërë gjatë këtij mandati të qeverisjes, duke filluar nga ndarja e buxhetit dhe investimet e pakta në komunat shqiptare, e deri tek projekti “Shkupi 2014”, rasti “Monstra” që përfundoi me 20 shqiptarë të arrestuar, të cilët u shpallën fajtor ende pa filluar gjykimi, vrasja e Harun Aliut, dhe shumë skandale të tjera që i përcollën integristët gjatë kësaj qeverisje me Gruevskin që vazhdon t’i rritet popullariteti falë politikave antishqiptare që i realizoi suksesshëm falë legjitimimit që ia dha partneri shqiptar. /almakos.com 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS