Kush ia ka shkruar dihet, por tani kush do ia shkruaj Thaçit fjalimet?!

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Kush ia ka shkruar dihet, por tani kush do ia shkruaj Thaçit fjalimet?! | Add to Facebook Share
image

Koment: Almakos.com

Me siguri nga pikëllimi i thellë për humbjen e mikut dhe bashkëveprimtarit të vet Arbër Xhaferrit, kryetari aktual i PDSH-së Menduh Thaçi nuk mund ta frenonte sinqeritetin dhe tha se “atë që kam thënë për herë është e vërtetë, nuk ka qenë lojë. Ky është teksti i parë që e kam shkruar vetë dhe e lexoj vetë,  gjitha tekstet që i kam lexuar në publik i ka shkruar Arbën Xhaferri”.

Kjo deklaratë e tij mbi të gjitha duhet parë nga këndi i sinqeritetit të plotë të njeriut që ka humbur një të afërm me të cilin ka bashkudhëtuar në politikë. Por, dashakeqësit mund ta marrin edhe si pohim që ka domethënien e alibisë dhe kuptimin  se autor i çdo gjëje që kam lexuar gjer më tani ka qenë shkruesi e jo unë. E që do të thotë se tani e tutje ose ai do gjejë shkrues të ri, ose për herë të parë do dëgjojmë fjalimet autoriale të Thaçit.     

Thënë shkurt, Menduh Thaçi pranoi një të vërtet që nuk është e panjohur, e që ka të bëjë me të vërtetën se përpos Arbër Xhaferrit, të paktë ishin dhe janë politikanët që vetë i shkruajnë fjalimet që i lexojnë apo intervistat me shkrim që i japin nëpër gazeta. Dhe kjo nuk është diçka që nuk praktikohet në botë ku politikanët nuk kanë një, po ekipe të tëra që ua shkruajnë e përkujdesen për fjalimet e tyre, Por, për dallim nga bota, këtu te ne këtë politikanët e fshehin.

Por edhe si “sekret” i tyre, qarqet gazetareske që moti e dinë se shumë nga politikanët tanë edhe intervistat që ua “japin” gazetave, ato i lexojnë atëherë kur edhe lexuesit tjerë kanë mundësinë ti lexojnë – ditën kur botohen. Apo, për qarqet më të ngushta gazetareske nuk është sekret se si disa politikanë janë bërë “kolumnistë” të dalluar, por vetëm “sezonalisht”./Almakos.com

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS