Çka ka Musa që vezullon?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Çka ka Musa që vezullon? | Add to Facebook Share
image

Njëra prej pyetjeve më interesante për tu përgjigjur në opinion mbeti ajo për gjetjen e arsyes se pse aq shpesh u pa këto ditë në mediume elektronike, zëvendës kryeministri i qeverisë, Musa Xhaferi.  Ashtu ditëve të kaluara kishim një fluks të madh të deklaratave, paraqitjeve dhe bile disa herë edhe shfaqjeve të panevojshme të këtij politikani. Kjo ishte interesant për tu analizuar në rastin e këtij nga fakti se ndonëse ky është një prej ministrave me më shumë vite të kaluara si ministër në qeveritë e Maqedonisë, njihet si njeriu që më së paku ka patur paraqitje publike. Aq sa herën e kaluar kur ishte ministër për vetëqeverisje lokale, dy vjet të tëra, kishte shumë pak paraqitje publike. Bile prononcimin e parë, nga të rrallat atëherë, e kishte shumë kohë pas inaugurimit të asaj qeverie. Njohësit e rrethanave në partinë shqiptare në pushtet në BDI e ndërlidhnin këtë sjellje me faktin se ky politikan nuk kishte ndonjë nevojë për promovim politik, pasi gjithmonë, në mënyrë të palegjitimuar, ka pas qasje direkte në kreun e partisë dhe si i tillë nuk e ka parë të nevojshme të brengoset për përkrahje brendapartiake. 

Por, një numërim i thjeshtë i paraqitjeve publike kësaj here, prej promovimit të pullave postale e deri tek, bile edhe paraqitja në aktivitete shumë të huaja për te, sikur në iftarin publik të komunës Çair, komunë kjo që e drejtojnë kuadro të tija nga BDI, tregon se këtë herë ky politikan ka zgjedhë që sa më shumë të jetë prezent në opinion. Një analizë më e thellë do mund të shpjegonte nëse është kjo një ndryshim i strategjisë së tij personale në raport me opinionin apo frikë e re nga pozicioni brendapartiak. Kjo e  fundit nga fakti se në BDI është duke u biseduar për një trend të kandidimit të ministrave nga radhët e saja si kandidatë për kryetarë të komunave, kurse ky është prej të rrallëve që nuk përmendet si opsion i mundshëm për asnjë komunë në Maqedoni. Aq sa, vet, e pa të udhës dhe të nevojshme që në një prononcim të vetëofrohet për kandidim për ndonjë komunë. Gjë kjo që u pa si një vetëshfaqje eklatante e dobësisë politike personale.

Sqarim tjetër i mundshëm është se dobësia politike brendapartiake e Musa Xhaferit është vërejtur edhe nga kryeministri Gruevski dhe kushëriri i tij, pasi në shumë çka, ky i pari, nuk ka mundur të u kryen punë, siç ka qenë më herët, si një i dëgjueshëm i devotshëm i tyre, brenda BDI-së. 

Por shpjegimi më afërmendsh për këto paraqitje të shpeshta e të pazakonta të këtij politikani si duket është i ndërlidhur me një aferë ndërkombëtare të korrupsionit për të cilën ka gjykim në gjyqet amerikane, e që ka të bëjë me një funksionar të BDI-së, në dokumentet e prokurorisë së Nju Jorkut i evidentuar si “Funksionari 2”. Ky gjykim, në vazhdim, ka potencial të dridh skenën politike në Maqedoni, pasi, sipas akuzës, ka të bëjë me shuma enorme parash, të dhëna si korrupsion për mbajtje të monopolit nga një firmë telekomunikacioni./Almakos.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS