Kush dhe si e shprehi dhembjen për vdekjen e Arbër Xhaferit në FB?
Ndarja e Arbër Xhaferit nga kjo botë, pos raportimeve të medieve dhe telegrameve të shumta të ngushëllimeve në adresë të familjes së tij dhe Partisë Demokratike Shqiptare, nxiti edhe personalitete të ndryshme dhe njerëz të rëndomtë që dhembjen e tyre ta ndajnë nëpër statuset e tyre sociale.
Një ndër komentet më të gjata i ka bërë ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë në Republikën e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila. Në “fan page” ajo shkruan:

Mimoza Kusari - Lila
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëthemeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare Z. Arbën Xhaferi. Z. Xhaferi ka qenë dhe do të mbetet një nga figurat më të ndritura shqiptare që dha një kontribut të çmuar posaçërisht për shqiptarët e Maqedonisë.
Urtësia, mençuria dhe atdhedashuria e tij do ta shënojnë përgjithmonë emrin e tij në analet e historisë kombëtare. Veprimtaria politike, angazhimi dhe përkushtimi i tij për qytetarët e Republikës së Maqedonisë e bëjnë të paharrueshëm kujtimin për këtë personalitetet të rëndësishëm.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe bashkë ndajmë dhembjen me familjen Xhaferi. Duhet të jeni gjithmonë krenar që në mesin tuaj keni pasur një njeri që historia do ta kujtoj si dijetar dhe patriot të kohës sonë.Me respekt dhe përulësi, Mimoza”, transmeton Almakos.

Adriatik Kelmendi
Kryeredaktori i KTV-së, Adriatik Kelmendi ne profilin e tij është shprehur me fjalët:"Po rrallohen mendjet e ndritura shqiptare. Arbni ishte atje - krejt ne krye. Analizat me te thella, mendimet me te qarta e te rrumbullaksuara, integritet intelektual, konsistence qendrimi... keto kane ndikuar gjithmone qe njerezve t'u them se me Arbnin kam pasur kenaqesine te realizoj disa nga Rubikonet me te mire. Do te na mungoje shume!"

Pandi Gjata
Gazetari i njohur Pandi Gjata, në profilin e tij ka shkruar këta rreshta në kujtim të Arbër Xhaferit: Nje nga shqiptaret me te mencur dhe nje nga penat me te mira publicistikes, Arben Xhaferri, nga sot nuk eshte me. I pikelluar per humbjen e tij, por i lumtur qe pata fatin ta njoh dhe ta intervistoj me dhjetra here qe nga viti 1998.

Astrit Gashi
Edhe kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Astrit Gashi, në profilin e tij në FB me miqtë e tij e ka ndarë dhembjen me disa rreshta. “Arberi menaxhoi dy lufta.Ate te KS kur strehoi refugjatet, dhe ate ne MK kur bashkoi politiken dhe luftetaret.Kush tjeter nga ne e beri kete? Perveq se ishte nje intelektual i madh qe te tjeret e kishin zili. Andaj do ti mungoj kombit. Pusho ne paqe, Arber Xhaferi. Te kemi shume borxh!”, shkruan ai në komentin e tij.

Burim Ramadani
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, dhimbjen e tij e ka shprehur me këto fjalë në statusin e tij: Arben Xhaferi ishte nje nder te rrallet nder shqiptare sa i perket dijes, intelektualitetit dhe aftesise njerezore. Ishte njeri i pendes dhe mendjes. Thjesht mund te them se Aren Xhaferi ishte nje nder mendjet me te thella fhe te ndritura nder-shqiptare. I lehte i qofte dheu!
Përderisa KTV e ka ndarë hapësirën e emisionin “Interaktiv” për të transmetuar një intervistë të mëhershme me intelektualin Arbër Xhaferi, gazeta “Kosova Sot” nuk ka ndarë hapësirë në ballinën e saj në numrin e nesërm për lajmin e ndarjej nga jeta e Arbër Xhaferit, përderisa gazeta “Epoka e Re”, në ballinë ka rezervuar vend për materialin me titull “Shuhet ideologu i madh shqiptar – ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi”. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe e përditshmja kosovare “Tribuna Shqiptare”, e cila në ballinë ka rezervuar vend edhe për lajmin me titull “Ikja e mendjendriturit të kombit”.
Gazeta Lajm e Maqedonisë, tërë ballinën ia ka kushtuar ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferi. Në numrin e saj të nesërm zë vend deklarimi i Baton Haxhiut me titull “Xhaferi e bëri luftën e 2001 – shit” dhe ai i Pandeli Majkos, me titull “Shqiptarët e humbën një gjigand”. Gjithashtu, përshtypjet e tij i ka ndarë edhe akademik Alajdin Abazi, i cili, ndër të tjera është shprehur se Arbër Xhaferin do ta mbajmë në mend jo vetëm si politikan por si ideolog, njeri që kishte njohuri jashtëzakonisht të gjëra.
![]()
Salajdin Salihu
“Kur shuhet nje mendimtar, humbet nje biblioteke. Prehu ne paqe Arber!”, është shprehur kolumnisti Salajdin Salihu në profilin e tij në FB, ndërsa udhëheqësi i Institutit Liberta dhe një ndër themeluesit e Lëvizjes Pyka, Edmond Ademi, shkruan: Njëherë në jetë e kam takuar, para gati një 1 viti, biseduam rreth 70 minuta. Biseduam për politikën, filozofinë, jetën e tij, aq sa na lejoji koha. A mundet të thuash se e ke njohur një person që e ke takuar njëherë? Kuptohet se jo. Por kjo s’vlen për Arbër Xhaferin./Almakos.com
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Arta heq dorë nga muzika?
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta


Share



















