15 muaj burg për shqiptarin nga Maqedonia që rrrahu nusen ditën e dasmës (Foto)

Fillimi | Lajme | Maqedoni | 15 muaj burg për shqiptarin nga Maqedonia që rrrahu nusen ditën e dasmës (Foto) | Add to Facebook Share
image

Shqiptari 30-vjeçar nga Maqedonia, Adnan Rusanovski u dënua nga një gjykatë e Melburnit në Australi me burgim 15 muaj, pasi rrahu bashkëshorten e tij brenda në limuzinë, gjatë kohës që po shkonin në banket ditën e martesës së tyre. 

Sipas dëshmisë së shoferit të limuzinës, nusja 28-vjeçare ishte nxirë dhe ishte mbushur me gjak, pasi bashkëshorti e kishte qëlluar me grusht në fytyrë më shumë se një herë, madje tentoi ta mbyste. 

Prokurorja Ella Piper, ka deklaruar se Rusanovski, pasi që ka mbaruar ceremonia e martesës dhe ishin drejtuar drejt vendit ku do t’i bënin fotot e dasmës, ka pirë një litër shampanjë dhe ka shfaqur shenja të agresivitetit.

Prokurorja ka deklaruar se ai e ka mbërthyer nusen e tij, Feride Rusanovski dhe e ka goditur me dhjetra herë. Nga dhuna nusen e re nuk kanë mundur ta shpëtojnë as të pranishmit.

Rusanovski u arrestua në banket, ndërsa bashkëshortja e tij u dërgua në spital./Almakos.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS