Ndërroi jetë Arbër Xhaferi

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Ndërroi jetë Arbër Xhaferi | Add to Facebook Share
image

Kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Arbër Xhaferi ndërroi jetë sot rreth orës 16 si pasojë e sulmit në tru që e përjetoi para një jave. Këtë informacion e kanë konfirmuar në Klinikën për neurokirurgji, transmeton Almakos

Xhaferi u gjet në banesën e tij në gjendje kome.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ai në vitin 2007, pas 12 vitesh udhëheqje të partisë më të madhe opzitare PDSH-së, ia la timonin e udhëheqjes ë kësaj partie Menduh Thaçti.

Xhaferi ka lindur në Tetovë më 24 janar 1948. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, ndërsa deri në vitin 1990 ka punuar në radiotelevizionin e Prishtinës, si redaktor i programit kulturor. 

Nga prilli i vitit 1995 ishte kryetar i PPD - së, ndërsa pastaj kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve deri në vitin 2007.

Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Maqedoni, në vitin 1994, u zgjodh si deputet i pavarur dhe më pas si anëtar i PDSH-së. Në opinionin e gjerë, është i njohur për deklarimet e tij për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve në Maqedoni./almakos.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS