Forcohet linja Beograd - Shkup për ndihmë rreth dosjeve?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Forcohet linja Beograd - Shkup për ndihmë rreth dosjeve? | Add to Facebook Share
image

Maqedonia shpreson që do të marë dokumente nga bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete prej arkivave të Beogradit, sipas marëveshjes në mes Maqedonisë dhe Serbisë. Mirëpo në ndërkohë, qeveria maqedonase ka gjetur menyrën e saj për të vënë kontakt me Beogradin, sipas disa informatave dokumentet të cilët i publikoi Komisioni për Lustrim pikërisht vijn mu nga ky bashkëpunim Shkup-Beograd, mëson Libertas nga burime të larta në arkivin shtetëror.

- Ende nuk është mbaruar puna me Beogradin për të marë edhe disa materiale tjera, por në të njëjtën kohë qeveria ka gjetur një mënyrë të veten për të kontaktuar me Beogradin -  ka thënë për Libertas ky burim.

Drejtori i arkivit, Zoran Todorovski, për kët agjension ka deklaruar se ai nuk do të komentojë asgjë në lidhje me lustrimin dhe mënyrën se si ajo është duke u zbatuar sepse arkivat kryejnë punë teknike - i japin dokumentet të cilat kërkohen nga Komisioni për Lustrim, transmeton Almakos.

Sipas ish-kryeministrit Georgievski, një pjesë e madhe e dosjeve janë shkatërruar, kurse sipas disa spekulimeve një pjesë e madhe e tyre ruhen në Beograd./almakos.com

 

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS