Arben Xhaferi në gjendje kome

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Arben Xhaferi në gjendje kome | Add to Facebook Share
image

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Xhaferi, është gjetur në gjendje kome gjatë ditës së djeshme në banesën e tij në qendër të Tetovës, njofton Televizioni Koha nga Tetova.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë.

"Mjekët bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij, ndërsa gjendja shëndetësore e tij vijon të jetë ende në rrezik për jetë shkaku i një gjakderdhjeje në tru. Kohët e fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika", thuhet në lajmin e TV KOHA.

Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi.

Akoma nuk ka konfirmime nga Spitali apo nga PDSH-ja në lidhje me këtë lajm. 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS