Përfaqësimi i drejtë i BDI-së: Më shumë “kodoshë”, më pak policë
Nga 300 policë që duhet të pranohen në konkursin e fundit të MPB-së sipas informacioneve të televizionit ALSAT, as 10 përqind e kandidatëve shqiptarë që kanë kaluar fazën e parë nuk kanë arritur të kalojnë testimet e fazës së dytë. Nëse fazën e parë nga gjithsej 1055 kandidat e kishin kaluar 92 kandidatë shqiptarë, tani nga ky numër testimin e fazës së dytë e kanë kaluar më pak se 10 kandidatë shqiptarë. Nga MPB rrefuzojnë të japin detaje mbi këto testime duke u arsyetuar se nuk ka përfunduar ende plotësishtë testimi i kandidatëve. Sipas këtij numri aspak nuk plotësohet obligimi ligjor dhe kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike. Kurse zyrtarët e BDI-së, po edhe vetë ministrja Jankullovska publikisht ishin zotuar se do të rrespektohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në polici. Zëvendësi i Jankullovskës, Xhelal Bajrami madje kishte thënë se me këtë rast do të pranohen në MPB 75 kandidatë do të jenë shqiptarë.
Nga ana tjetër komisioni për lustrim pasi fillimisht kishte shpallë gjithsej emrat e 11 personave prej të cilëve, katër ishin emra të shqiptarëve, sot këtyre u shtoi edhe emrat e tre shqiptarëve me çka gjysma ose 50% e emrave të publikuar tani, janë shqiptarë. Pasi BDI sivjet me rastin e festimit të përvjetorit të marrëveshjes së Ohrit do publikojë raport të detajuar për përqindjen e plotësimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, mbetet të shihet nëse në atë raport do fute edhe këto të dhëna për përqindjen e shqiptarëve të lustruar. Që me këtë disi të përmirëson përqindjen e vogël edhe kësaj here të kandidatëve për punësim në MPB.
Gjithë kjo inkompetencë politike e BDI-së përkujton në anekdotën e moçme shqiptare kur një njeri kishte shumë miq të papritur. Ai duhej për ta të shtronte darkë por në shtëpi i kishte qëlluar të ketë vetëm pak mish. Ashtu i gjori, i brengosur, dëshironte të jap instruksione se si të arrijë ti gostisë gjithë ata miq me aq pak mish që kishte përgatitur. Por në vend se të porosisë ata që të konsumojnë më shumë bukë e më pak mish, nga brenga dhe shtrëngimi e shqipton si udhëzim për miqtë krejt të kundërtën: më shumë mish, e më pak bukë! /Almakos

Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
- BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Kritikja, Vildane Zeneli
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Shqipëria mbledh shtetet e Ballkanit, përjashton Kosovën
- Barrierist n’shehër
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















