Nerashti, kurban i Ali Ahmetit apo e kundërta?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Nerashti, kurban i Ali Ahmetit apo e kundërta? | Add to Facebook Share
image

Në vazhdën e storjeve gazetareske që bën televizioni kombëtar në Maqedoni, Alsat M, këtë fundjavë vizitoi thuajse të gjithë fshatrat e Komunës së Tearcës. Gjendja më e vështirë ishte vërejtur në njërin prej fshatrave më të mëdha të kësaj komune: fshatin Nerasht. Ai fshat edhe pse ka ujë me bollëk, për shkak të përzierjes me ujërat e zeza, i bën fshatarët të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

“Uji nuk pihet nga jamat, janë prish ujërat krejt. Premtime ka shumë, më në fund asgjë. Ali Ahmeti kur ishte këtu për zgjedhje tha, unë do bëhem kurban i Nerashtit nëse nuk e bie ujin dhe mbeti askund nuk është duke dëgjuar aspak”, tha një banor i Nerashtit i anketuar nga Alsat M.

Ajo që në këtë rast e bën më të rëndë situatën në këtë komunë dhe posaçërisht në Nerashtë është fakti se ky fshat dhe dega e partisë BDI e këtij fshati janë prej shtyllave kryesore politike që ka patur BDI në rrethin e Tetovës. Ashtu BDI prej formimit të saj udhëheqë me këtë komunë por edhe ka patur njërën prej degëve të veta më aktive, gjë që u dëshmua sidomos në zgjedhjet problematike që u zhvilluan në vitin 2008 në rrethin e Tetovës. Ashtu aktivistët e këtij fshati ishin prej të rrallëve që atëherë arritën që në raundin e parë të mbrojnë votën e tyre nga manipulimet dhe keqpërdorimet që atë vit u vërejtën nëpër shumicën e fshatrave dhe komunave të rrethit të Tetovës. Ajo që flet për rëndësinë politike të këtij fshati është edhe fakti që kuptohet nga dëshmia e qytetarit të intervistuar nga Alsat M, ku kryetari i BDI-së edhe personalisht ua ka premtuar zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm banorëve të këtij fshati. Edhe atë duke përdorur njërën prej shprehjeve më të rënda në shqip për premtim se do bëhet kurban i Nerashtit, sipas dëshmisë së qytetarëve. Duke marrë parasysh se BDI e Ali Ahmetit, prej vitit 2008 është në qeveri dhe tani udhëheq me krejt ministritë e nevojshme për të rregulluar problemin infrastrukturor të këtij fshati, mbetet të shihet nëse edhe këtë herë Nerashti do bëhet kurbani politik i Ali Ahmetit apo në zgjedhjet lokale që do mbahen vitin e  ardhshëm do ndodhë vërtetë e kundërta.

Nerashti është fshat i cili gjindet në fushën e Pollogut rreth 18 km larg prej Tetovës. Ky fshat numëron rreth 8000 banorë, përafërsisht 900 shtëpi sipas statistikës së fundit. Banorët e këtij fshati janë shqiptarë. Fshati i takon komunës së Tearcës dhe një numër tepër i madh i banorëve jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore, pjesa më e madhe e tyre në Danimarkë. Karakteristikë e veçantë e këtij fshati është gjuha dhe pozita gjeografike e tij. Ai është fshat fushor kurse gjuha e tij dallon mjaft nga gjuha shqipe e Pollogut. Ai karakterizohet me gjuhe të veçantë gegë. Për çdo vit ndërtohen diku reth 30-40 shtëpi të reja banimi./almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS