Përqindja e Marrëveshjes së Ohrit vetëm për lustrimin

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Përqindja e Marrëveshjes së Ohrit vetëm për lustrimin | Add to Facebook Share
image

Komisioni për lustrim filloi të premten pasdite publikimin e emrave të personave që në të kaluarën kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Fillimisht u shpallën gjithsej emrat e 11 personave prej të cilëve, katër janë shqiptarë. Numri kaq i saktë i shqiptarëve, këtë radhë, shpie në konkludimin se, së paku në këtë proces, është respektuar përqindja e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, që është 25.7 %, aq sa është edhe përqindja e shqiptarëve sipas regjistrimit të fundit të popullatës. Por kënaqësia me përmbushjen e kësaj përqindjeje, së paku gjatë lustrimit, zbehet nga fakti se kaq përqindje e saktë e emrave të shpalosur aludon në atë se edhe ky proces negociohet politikisht dhe se kjo është njëra prej dëshmive më të sakta se ky proces është politizuar në thelb. Mbetet që të shihet nëse BDI si pjesëmarrës në pushtet ekzekutiv dhe sekretariati për implementim të MO-së do dalin të shënojnë këtë si të arritur politike të tyre apo më në fund do artikulon kërkesën legjitime shqiptare që ky proces të përcillet edhe me zhdëmtim të viktimave të ish-sistemit./almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS