Ferid Murati tek libraria e Çarshisë

Fillimi | Lajme | Kulturë | Ferid Murati tek libraria e Çarshisë | Add to Facebook Share
image

Sot tek Libraria e Çarshisë u realizua promovimi i biografisë së Nobelistit, Dr. Ferid Murati, ku morrën pjesë figura të shumta publike shqiptare, të cilët kishin mundësinë për së afërmi të takohen me nobelistin shqiptar, krenarinë kombëtare.

Gjatë fjalës hyrëse, Dr. Azis Pollozhani theksoi rëndësinë historike, kombëtare dhe shkencore të kësaj figure të ndritur për shqiptarët. Ai potencoi se hulumtimet e Dr. Muratit në mjeksi, kanë ndikuar pozitivisht në jetën e miliona njerëzve, dhe kjo i bën të gjithë edhe më krenar.

Autori i biografisë, z. Halil Zendeli zbërtheu disa fragmente të jetës së nobelistit shqiptar dhe tregoi për udhëtimin familjar si dhe për rrënjët e tij.

Dr. Ferid Murati në këtë promovim tregoi hollësi për jetën e tij, për prejardhjen, për historinë e familjes së tij, peripecitë, mërgimin, sakrificat dhe sfidat jetësore. Theks të veçantë i dha rëndësisë së arsimimit, këmbënguljes e tij për avancim te diturisë, për të gjitha sakrificat jetësore për të aritur rezultatet e tija në kërkimet dhe hulumtimet në mjeksi, për çka është dekoruar me çmimin Nobël në vitin 1998.

“...pasi përfundova me ciklin e parë të studimeve, doja të studjoj ende, ende, dhe përsëri të vazhdoj me hulumtime dhe zbulime shkencore, dhe këtë po bëj edhe sot, dhe asnjëherë nuk dua të pensionohem nga kjo...” theksoi Dr. Murati.

Në pyetjen se me çfarë hulumtimesh merret tani, Dr. Murati u shpreh se Laboratori i tij në Shangaj, ka treguar rezultate mjaft të mira në avancimin e luftës kundër kancerit, dhe shpreson se për 5 apo 10 vite, do të arrijë që ti bëj të lumtur miliona njerëz.

Poashtu, Nobelisti shqiptar theksoi se laboratoret kërkimore që udhëheq ai, kanë arritur rezultate shumë të mira në gjetjen e barnave për shërim të bakteries që shkakton dijarejën, dhe vazhdon ende gjatë përsosjes së kësaj formule.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS