Rivihet në repertoarin e Teatrit Shqiptar – Shkup shfaqja “Kabare ORKESTRA”

Fillimi | Lajme | Kulturë | Rivihet në repertoarin e Teatrit Shqiptar – Shkup shfaqja “Kabare ORKESTRA” | Add to Facebook Share
image

Rivihet në repertoarin e Teatrit Shqiptar – Shkup shfaqja “Kabare ORKESTRA” me tekst nga Zhan Aniu në regji të Natasha Pollavska. 

“Kabare ORKESTRA” është produkcion i vitit 2011, kur edhe mori çmimet në festivalin e teatrove“Vojdan Çernodrinski” : aktorja më e mirë në rol dytësor, Amernis Jovanovska  Nokshiqi dhe çmimin për koreografi më të mirë. 

Regjisorja Poplavska, ka gërshetuar teksti komik të autorit francez Zhan Aniu me koreografi të pasur (Olga Pango) dhe muzikë origjinale dhe këngë të njohura të përpunuara (Xhengiz Ibrahim) për të rezultuar me një shfaqje cabare. 

"ОRKESTRA" përmes dialogjeve komike përqëndrohet në çështjet universale të femrës duke i pasqyruar rrëfimet e tyre jetësore dhe i ofron publikut mundësinë për të analizuar dhe polemizuar pikërisht rreth raporteve mashkull-femër. Andaj edhe jo rastesisht është zgjedhur për tu vënë në skenë pikërisht në ditën kur bota kremton dashurinë. 

Luajnë: Fisnik Zeqiri, Amernis Jovanovska - Nokshiqi, Emine Kadriu, Genci Mirzo, Linda Saiti, Blerim Dardhishta, Zarije Jonuzi, Besfort Idrizi, Aida Alidemi, Visar Etemi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Beqir Nuredini & Albana Mustafa.

Ndryshe, aktualisht në Teatrin Shqiptar përgatitet shfaqja “Gishti”, një tragjedi shkruar nga autorja e re dhe tejet e suksesshme nga Kosova, Doruntina Basha, në regji të Agon Myftarit. Premiera e shfaqjes pritet më 26 shkurt. 

‘Gishti’ është rrëfim për luftën e Kosovës nga perspektiva e grave të personave të zhdukur. Drama eksploron jetën e rëndë të dy grave, Zojës (rreth 45) dhe Shkurtës (në të 30-at e hershme), të cilat vazhdojnë të jetojnë bashkë në pritje pavarësisht faktit që djali i Zojës, respektivisht burri i Shkurtës, është zhdukur në luftën e Kosovës dhjetë vjet më parë. Zoja pret që djali t’i kthehet i gjallë, ndërsa Shkurta pret që të kthehet trupi i tij në qese të zezë.  Në një nivel tjetër  ‘Gishti’ eksploron edhe fenomenin shoqëror të ripatriarkalizimit të shoqërisë pas lufte, duke trajtuar gratë që jetojnë në ambiente tradicionale e që vazhdojnë të kontrollohet nga kode patriarkale edhe pasi që burrat e tyre nuk janë më.

‘Gishti’ në vitin 2011 tekst është shpallur ‘Drama më e mirë bashkëkohore e angazhuar’ në konkursin rajonal të Fondit Heartefact për dramë bashkëkohore, në të cilin kanë konkuruar  mbi 120 drama nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi e Kosova. ‘Gishti’ është dhënë premierë në teatrin Bitef në Beograd, më 25 dhjetor 2012, në regji të Ana Tomoviq dhe në role nga Jasna Gjuriçiq dhe Milica Stefanoviq. Njëherit, ‘Gishti’ është teksti i parë i një autoreje shqiptare që inskenohet dhe prodhohet nga një teatër beogradas.

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS