Maqedonia dhe Kosova e intensifikojnë bashkëpunimin në kulturë
Maqedonia dhe Kosova sot nënshkruan marrëveshje për zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës.
Marrëveshjen në Prishtinë e nënshkruan ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi.
Kançeska-Milevska dhe Krasniqi në takim i riafirmuan angazhimet për thellimin e lidhjeve kulturore midis dy vendeve, ndërsa kanë biseduar edhe për aktivitetet të cilat do të realizohen në periudhën e ardhshme.
Marrëveshja, siç deklaroi pas takimit ministrja Kançeska-Milevska, do t'u mundësojë institucioneve dhe artistëve të dy vendeve komunikim akoma më të papengueshëm dhe do ta stimulojë bashkëpunimin e tyre e cila do të rezultojë me një sërë prezantimesh të projekteve të përbashkëta.
Dy ministrat e Kulturës u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm në sferën e kulturës midis dy vendeve është frytdhënëse dhe rezultoi me realizimin e më shumë projekteve nga sfera e veprimtarisë dramatike, muzikore, artistike, filmike.
Në takim, siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Kulturës, është theksuar se në festivalet ndërkombëtare me renome në Maqedoni rregullisht marrin pjesë teatro nga Kosova, ndërsa veçanërisht të pranishme teatrot e Maqedonisë në Kosovë janë ata që bëjnë shfaqje në gjuhën shqipe. Si rezultat i bashkëpunimit të zhvilluar rajonal, janë realizuar më shumë ekspozita artistike, si dhe projekte nga sfera e veprimtarisë botuese, ndërsa në kuadër të programeve vjetore dhe të Ministrisë së Kulturës në Maqedoni mbështeten manifestime letrare në të cilat marrin pjesë edhe shkrimtarë nga Kosova.
"Është intensifikuar edhe bashkëpunimi në sferën e veprimtarisë muzikore, shumë artistë muzikorë të Maqedonisë koncertojnë me Filarmoninë e Kosovës. Në këtë drejtim i propozova ministrit Krasniqi projekt rajonal i cili do të mundësojë aktivitete të një përbërje të përzier të muzikantëve dhe dirigjentëve nga Maqedonia dhe Kosova. Në kuadër të këtij projekti propozuam edhe intensifikimin e bashkëpunimit midis ansambleve folklorike kombëtare të Maqedonisë dhe të Kosovës, "Tanec" dhe "Shota", si dhe botimin e veprave të poetëve të rinj kosovarë në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas", theksoi Kançeska-Milevska në deklaratën para mediave në Kosovë.
Gjatë vizitës njëditore në Kosovë, ministrja e Kulturës Kançeska-Milevska realizoi takim edhe me Edita Tahirin, zëvendëskryeministre e obliguar për Politikë të Jashtme dhe për Siguri kombëtare të Republikës së Kosovës.
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Chris çfarë ke humbur!
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















