U promovua libri “Arsimi s’duron nënshtrim”, i autorit Etem Xheladini
Në prani të qindra arsimdashësve, në amfiteatrin e Fakultetit të USHT-së në Kumanovë, u promovua libri i parë i autorit Etem Xheladini “Arsimi s’duron nënshtrim”, njëherë edhe botimi i parë i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë për Kumanovë-Likovë.
Redaktori i librit, Mr.Sevdail Demiri, tha se me këtë libër, autori sjell një version të ri të dokumentimit të ngjarjeve dhe problemeve të shumta me të cilat u përball arsimi shqip në rajonin tonë, sidomos gjatë dy dekadave të kaluara. “Duke qenë protagonist kryesor në shumë ngjarje që ndërlidhen me këto probleme, Xheladini jep versionin e tij autentik, shpeshherë i mbështetur me dokumente dhe fotografi, që flasin më shumë se sa qindra letra shkrimi. Shikuar në këtë aspekt, libri në fjalë tejkalon kufijtë e qasjes publicistike të problemeve, duke u bërë një lloj dokumentar i kohës apo kronikë, e cila sigurisht se më tepër do t’u shërbejë studiuesve të ardhshëm të rrjedhave të këtushme arsimore”, theksoi Demiri.
Sipas tij, vetë titulli “Arsimi s’duron nënshtrim”, është një lloj himni për të luftuar të gjithë ato dukuri dhe faktorë që çdo ditë e më tepër po e ngufasin dhe shkatërrojnë arsimin dhe shkollën shqipe, me vetëdije apo pa të. “Arsimi s’duron nënshtrim”, është një thirrje për të gjithë arsimdashësit e vërtetë dhe të gjithë ata që merren me politikat arsimore, se arsimi nuk guxon të nënshtrohet dhe të degradohet në përmasat që po i shohim gjithnjë e më shumë.
Për librin në fjalë folën edhe recensentët Dr.Naim Halimi dhe Mr.Minir Ademi, të cilët theksuan vlerat dokumentare të këtij libri, përmes të cilit sqarohen shumë sfida nëpër të cilat kaloi arsimi shqip në rajonin e Kumanovës, që nga arsimi parashkollor e deri te ai sipëror.
Autori i këtij libri, aktivisti i njohur dhe arsimtari me një përvojë shumëvjeçare në sferën e arsimit, Etem Xheladini, njëherësh kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë për Kumanovë-Likovë, theksoi se puna ime me shumë bashkëveprimtarë dhe atdhetarë të devotshëm, spikat në rihapjen e shkollave të mesme shqipe në Kumanovë në fillim të viteve ’90-ta, në aksionet për të ndihmuar vëllezërit tanë në Shqipëri e Kosovë, në aksionet humanitare gjatë luftërave të fundit shqiptare në Ballkan, e deri te hapja e fakultetit shtetëror shqip në Kumanovë. “Jo rastësisht, edhe titulli i këtij libri është ‘Arsimi nuk duron nënshtrim’. Ne që jemi të kyçur drejtpërdrejtë në arsim, nuk duhet asnjëherë t’i mbyllim sytë apo të pranojmë nënshtrimin që e synojnë armiqtë e kombit tonë. Ne jemi të vetëdijshëm se lufta më e madhe bëhet pikërisht në shkolla, aty ku lind dhe gatuhet ardhmëria e një populli. Prandaj, një rini dhe një popull që nuk duron nënshtrimin, pa dyshim se e ka ardhmërinë e sigurt”, theksoi autori Xheladini.
Libri në fjalë është i ndarë në tre pjesë apo njësi tematike - përmbajtjesore, që në formë dhe strukturë dallohen mjaft njëra nga tjetra. Pjesa e parë “Tekste autoriale”, ngërthen në vete opinione, reagime, vështrime, raporte, referate dhe shkrime të tjera të autorit Etem Xheladini, kryesisht të botuara në shtypin e kohës apo të pabotuara. Në pjesën e dytë “Nëpër media”, ndodhen shkrime të medieve të ndryshme të shkruara, vizuale apo elektronike, ku autori është protagonist i temave problemore. Në këto dy pjesë, spikasin shkrimet e botuara nëpër gazetat Flaka, Lajm, Koha, Fakti Ditor, Zhurnal, televizionet Festa, Hana, Alsat, TVM2, agjencitë e lajmeve INA, MIA, Almakos, etj. Dhe pjesa e fundit, e cila quhet “Faktografi”, ngërthen në vete kryesisht fotografi të gazetave të ndryshme apo fotografi nga ngjarjet e shumta, përmes të cilave pasqyrohet një pjesë e aktiviteteve të ngjeshura të Etem Xheladinit, sidomos në rolin e kryetarit të Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” për Kumanovë-Likovë.
Pas promovimit e morën fjalën shumë dashamirë të arsimit dhe kulturës shqiptare, të cilët folën për punën dhe veprën e Etem Xheladinit.
OPINION
Në të majtë apo në të djathtë?
Albinot MALOKU
Pse janë kosovarët pro Berishës
Shkëlzen MALIQI
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
The Economist
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gëzim MEKULI
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Xhevdet POZHARI
Toleranca kritike
Artur LAZEBEU
Krimet e luftës dhe EULEX-i
Bernard BORCHARD
- Ja pse u arrestua Sali Berisha
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- Vergara shfaq të pasmet
- Rikja pas Noizyt, kapet ‘mat’ me Stresin
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















