SHBSH: Ministria mënjanon bostuesit e SHBSH-së
Kumtesa e plotë:
Analizë e rezultateve të Programit 2013 për financimin e librave nga Ministria e Kulturës, në veçanti ato shqiptare
Shoqata e Botuesve Shqiptarë shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e vet edhe nga Programi i sivjetmë për veprimtari botuese, i miratuar nga Ministria e Kulturës, duke e vlerësuar këtë program si krejtësisht jo transparent dhe jo parimor në drejtim të respektimit të kritereve të vendosura nga vetë Ministria e Kulturës.
Disa nga vërejtjet e SHBSH-së me këtë rast janë si vijon:
• Nga 390 libra të miratuar në kuadër të Programit për veprimtari botuese, 88 libra janë në gjuhën shqipe. Në bazë të përqindjes së titujve të ndarë, duket se është arritur përqindja proporcionale, por nga një rishikim më i hollësishëm i tyre del në pah se në mesin e botimeve në gjuhën maqedonase ka shumë tituj me “grupe autorësh” dhe një projekt me më shumë vëllime, me nga 7 e më shumë sosh, fakte këto të cilat bëjnë që kjo përqindje proporcionale e ndarjes së mjeteve për botimet në gjuhën shqipe të zvogëlohet dukshëm!
• E njëjta vlen edhe për pjesën e cila ka të bëjë me revistat, manifestimet kulturore, botimet elektronike etj., ku po ashtu kemi të bëjmë me ndarje minore dhe të paarsyeshme të projekteve të përkrahura nga Ministria.
• Nga 88 libra të përkrahur në gjuhën shqipe, 29 u takojnë personave fizikë në cilësinë autor-botues, gjegjësisht rreth 30 %. Nga kjo del një pyetje logjike: Si është e mundur një përqindje kaq e madhe e titujve tu ndahet personave fizik?! Ose, sa prej këtyre personave fizik janë të regjistruar si subjekte juridike autor-botues?!
• Rreth 80 për qind e aplikuesve në Konkursin e Ministrisë, nuk e kanë si veprimtari kryesore botimin e librave, ndërkaq sipas kritereve të Ministrisë, përparësi në konkurrim kanë subjektet botuese të cilat si veprimtari kryesore e kanë botimin e librave.
• Nga 10 anëtarët botues të SHBSH-së, gjithsej u janë miratuar vetëm 8 libra, edhe atë: Shkupi 3, Logos-A 3, Furkan 1 dhe Nun 1, kurse 6 botues nuk kanë marrë asnjë libër.
• SHBSH-së, si organizatore dhe pjesëmarrëse në dhjetëra panaire të librit në nivel vendor dhe ndërkombëtar, nuk i është përkrahur asnjë Panair libri!
• Sikur edhe vitet e kaluara, kemi të bëjmë me një jo transparencë absolute, gjegjësisht mospasje të qasjes se me nga sa mjete janë ndihmuar projektet e miratuara.
Me këtë rast, SHBSH-ja parashtron disa pyetje:
o A janë marrë parasysh kriteret e rrepta të dokumenteve përkatëse për konkurrim, që i ka shpallur vetë Ministria e Kulturës, dhe a mund të jepet përgjigje, vallë anëtarët e SHBSH-së janë refuzuar për shkak të dokumentacionit të pakompletuar apo për shkak të cilësisë së titujve?
o A ka njohuri Ministria e Kulturës, e në veçanti komisioni vlerësues se në mesin e titujve të pranuara për botim në Programin 2013, ka libra pirate, gjegjësisht të botuara që më parë si në “Flaka e Vëllazërimit”, Rilindja etj.?
o A ka evidencë Ministria, se janë përkrahur autorë me nga dy vepra, kur dihet se statuti i Ministrisë nuk përkrah më tepër se një vepër?
o A e di Ministria se janë përkrahur tituj librash të funksionarëve qeveritarë, që mund të konsiderohet si konflikt interesi?
Kërkesë e SHBSH deri te Ministria:
• Anulimi i rezultateve të shpallura për veprimtarinë botuese dhe vlerësimin e sërishëm të projekteve konkurruese.
• Përjashtimi nga konkurrimi për përkrahje financiare të aplikuesve që nuk e kanë veprimtari kryesore botimin e librave dhe të atyre që kanë dokumentacion të pakompletuar;
• Pranimi i dy anëtarëve të SHBSH-së si vëzhgues në Komisionin për përzgjedhjen e titujve që do të përkrahen nga Ministria e Kulturës.
• Të zbardhen mjetet e ndara sipas përqindjes e jo titujt e miratuara, sepse sipas praktikës së deritashme numri i titujve nuk korrespondon me mjetet e ndara prej 25 % nga shuma e përgjithshme.
Kërkesë deri te Ali Ahmeti:
• Shkarkimin e Muzafer Bislimit nga detyra e Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, për shkak të ndërhyrjeve joparimore në punën e anëtarëve shqiptarë nëpër komisione të ndryshme, edhe atë për shkaqe të interesave jo kulturore dhe jo profesionale.
• Muzafer Bislimi, në vend që të angazhohet për sigurimin e 25 përqindëshit të realtë nga shuma e përgjithshme që ndahet në kuadër të Ministrisë së Kulturës, gjegjësisht që nga 60 milionë eurot e parapara të ndahen minimum 15 milionë euro për kulturën shqiptare, ai angazhohet dhe merret me ndarjen joprofesionale të mjeteve të dedikuara për kulturën shqiptare dhe mbështetjen e miqve të vet.
• Kërkojmë komisione më profesionale, duke përfshirë edhe anëtarë të SHBSH si dhe ndarja e 25 % të mjeteve, e jo vetëm të titujve të librave.
Qamil Rufati, kryetar i SHBSH-së
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- 5 futbollista do vishen kuqezi, marrin nënshtetësinë shqiptare!
-
Elhaida duke interpretuar ilahi
- Ministrit Hoxhaj i "del gjumi", irritohet nga shpërfillja e Maqedonisë
- Shkupi, udhëkryqi që gozhdon shqiptarët
- Sherr në toalet, Rikja godet Ilirin
- Laura Vorpsi zëdhënësja e PD-së e Sali Berishës, pëlqen armët dhe mesazhet për seksin
- Provokimi sllav do përgjigje!
-
Egjipt, gazetarja heq perçen përpara imamit!(VIDEO)
- DSHM: BDI-ja të del në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!

Share



















