Flasin vajzat e dhunuara në Kosovë (VIDEO)

Fillimi | Lajme | Kronika e zezë | Flasin vajzat e dhunuara në Kosovë (VIDEO) | Add to Facebook Share
image

Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovës.

Krimet dhe tmerret serbe qe vazhdojnë të falen nga Qeveria dhe ndërkombëtaret.  Por keto janë plagë qe nuk harrohen kurrë!

 “Pas dhunimit, vajzat e reja i transferonin në Serbi. Ushtarakët serbë kishin ngritur një infrastrukturë të tërë për të siguruar gjahun e seksit për taborët e Arkanit”.  Kjo e vërtetë tronditëse që vjen nga rrëfimet e viktimave të barbarisë së shfrenuar serbe në Kosovë është një tragjedi më vete. Nuk mjaftoi për këto fatkeqe mizoria shtazarake e bishave monstruoze në vendlindje, por brishtësia dhe sensualiteti i tyre do të bëhej mall tregu për kabaretë dhe lokalet e seksit në Beograd e gjetkë në Serbinë e Milosheviçit. 

Në të gjitha dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, veçohet fakti që asnjë prej vajzave të çuara forcërisht në Serbi gjatë ditëve të luftës në Kosovës, nuk është rikthyer pranë familjes. Ka të dhëna se bashkë me përfundimin e operacioneve të NATO-s, që gjunjëzoi përfundimisht ushtrinë fashiste të Milosheviçit, pjesa më e madhe e tyre u zhdukën e u vranë në kushte misterioze. Gjithsesi, deri më sot, asnjë organizëm ndërkombëtar nuk është interesuar për të nisur hulumtimin rreth fatit të këtyre vajzave që kanë humbur pa adresë. Janë vetëm familjarët e tyre që rendin e rendin pa shpresë për të mësuar diçka për atë që ka ndodhur me to.

Videot mund t'i ndiqni ne dy linket e meposhtme

http://www.youtube.com/watch?v=qP84ugp-OpQ

http://www.youtube.com/watch?v=RTZZ8vxI0_M

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus