Dukagjin, babai vret vajzën 14-vjeçare dhe pastaj veten

Fillimi | Lajme | Kosovë | Dukagjin, babai vret vajzën 14-vjeçare dhe pastaj veten | Add to Facebook Share
image

Krimi brenda familjes godet sërish në një familje nga Dukagjini. Babai ka vrarë vajzën e tij 14 vjeçare, ndërsa pas këtij akti, ka vrarë edhe veten.

Ngjarja e rënë ndodhi në fshatin Arrë të komunës Temal, që është edhe një nga zonat më të thella të Dukagjinit, rreth 4 orë larg Shkodrës.

Viktimat, tashmë të identifikuara, janë Mirash Bregu, 45 vjeç dhe 14 vjeçarja Mariana Bregu.

Ndërkohë nga informacionet e para, mësohet se ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 15:00.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po vijon hetimet për gjetjen e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus