Jahjaga dhe Nikoliç takohen në OBK?

Fillimi | Lajme | Kosovë | Jahjaga dhe Nikoliç takohen në OBK? | Add to Facebook Share
image

Presidentja Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Tomislav Nikolic do t’ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në shtator, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së. Burime të Expressit thonë se të dyja palët janë të gatshme për realizimin e këtij takimi, por kanë disa kushte.

Atifete Jahjaga e Tomislav Nikolic do t’ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit në shtator, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës Express se New Yorku mbetet opsioni më i mundshëm për ta realizuar këtë takim simbolik të Presidentes së Kosovës me Presidentin e Serbisë.

“Janë duke u shqyrtuar disa opsione për një takim ndërmjet dy liderëve. Por, aktualisht më i mundshëm është takimi i tyre në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i akredituar në Prishtinë.

“Asambleja e Përgjithshme është mundësi ideale që lajmi mos të ketë pompozitet, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd”.

Një zyrtar i afërt me Presidenten Jahjaga ka konfirmuar përpjekjet ndërkombëtare për realizimin e këtij takimi. Por, ai ka shtuar se takimi ka gjasa të realizohet edhe në muajin tetor, apo nëntor, në ndonjë prej konferencave të rëndësishme që mbahen në kryeqytetet e vendeve të Quintit.

“Edhe tetori e nëntori janë muaj të cilët shikohen si të përshtatshëm për plotësimin e kushteve për një takim të tillë. Mirëpo, ende konkrete nuk ka asgjë. Ka presione prej ndërkombëtarëve, prej të gjithëve, prapa skene. Me një fjalë, të gjithë po e kërkojnë nga të dyja palët me ngulm takimin brenda këtij viti”, ka pohuar burimi i gazetës.

Por, të dyja palët kanë vënë kushte.

Marko Djuric, këshilltar politik i Presidentit serb, nuk ka treguar se për çfarë kushtesh bëhet fjalë.

“Kur të arrihen kushtet, Presidenti Nikolic do të jetë i gatshëm që të bisedojë me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Kosovës, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve, të cilat do të kënaqnin interesat tona, por edhe minimumin e interesave të gjithë të tjerëve”, ka thënë ai.

Në Prishtinë nuk i kanë përmendur kushtet që kanë, por zyrtarët e lartë shtetërorë pohuan gatishmërinë për një takim të tillë.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic tha se takimi është shumë i rëndësishëm.

“Çështja e Kosovës po shndërrohet në problem të cilin Serbia duhet ta zgjidhë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të arrihet deri te ky takim, sepse automatikisht do të hapet rruga e kontakteve intensive edhe në nivele të tjera. Ndërsa sa i përket temës së bisedimeve në atë takim, sigurisht se do të ishte rast i mirë të bisedojnë për shumë çështje që rendojnë jetën e përditshmen të qytetarëve tanë”, ka thënë Petrovic, në një intervistë për “Vestin” e Frankfurtit.

Në Zyrën e Presidentes Jahjaga, ndërkaq, nuk mohohet mbajtja e një takimi eventual në shtator të këtij viti.

Arbër Vllahiu, këshilltar politik i Presidentes Jahjaga, për më tepër ka përsëritur qëndrimin e Shefes së tij për gatishmërinë për t’u takuar me Nikolicin.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga ka shprehur gatishmërinë e saj që të takohet me këdo, kurdo dhe kudo në interes të vendit dhe të popullit të Kosovës, duke e respektuar mandatin e saj kushtetues dhe ligjor. Presidentja Jahjaga përfaqëson interesat e Shtetit dhe të popullit të Kosovës dhe në çfarëdo takimi ajo do të përfaqësohet si Presidente e Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllahiu, të hënën, për Express.

Ai ndër të tjera i bëri thirrje Presidentit serb për të bërë hapin e parë të Serbisë në raport me Kosovën.

“E ripërsërisim thirrjen për Presidentin e zgjedhur të Serbisë, që të bëjë atë që paraardhësit e tij nuk e kanë bërë; ta gjejë guximin dhe të ndërmarrë hapa për të vendosur marrëdhënie të mira dhe paqësore me shtetin e Kosovës. Kjo do të ndihmonte që dy vendet tona të pavarura të ecin në rrugën e integrimeve evropiane dhe që popujt tanë të përcaktohen për të ndërtuar një të ardhme me prosperitet”, u shpreh Këshilltari Vllahiu.

Ndërsa, i pyetur nëse ka përpjekje nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë për realizimin e takimit Jahjaga-Nikolic, Vllahiu duke marrë si shembull dialogun e zhvilluar në Bruksel ndërmjet dy shteteve me lehtësimin e Bashkimit Europian, ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për relaksimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë i zhvilluar në Bruksel me lehtësimin e BE’së, ka rezultuar me marrëveshje të cilat duhet të zbatohen dhe ne presim që Republika e Serbisë ta bëjë këtë, sepse ato ndihmojnë qytetarët e të dyja vendeve. Gjithashtu besojmë se BE’ja do të gjejë mekanizma dhe mënyra për të filluar zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Gjithsesi takimi ndërmjet Presidentes së Kosovës dhe Presidentit të Serbisë do të ishte edhe një sukses i politikës ndërkombëtare dhe shumë personalitete dëshirojnë të japin kontributin e tyre në këtë”, ka thënë Vllahiu.

Një takim ndërmjet liderë shtetesh, si ky eventual mes Jahjagës dhe Nikolicit, nga analistë të ndryshëm, si në Beograd, ashtu edhe në Kosovë, shihet si një pranim formal i shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS