Trupi i pajetë i Ali Podrimjes do të riatdhesohet brenda pak ditësh
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes Ambasadës së Kosovës në Francë, është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet franceze gjatë kryerjes së procedurave mjekoligjore dhe përgatitjes për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit kosovar, Ali Podrimja.Pas marrjes së lajmit të hidhur për gjetjen e trupit të poetit në periferi të qytetit Lodeve, i tërë stafi i lartë diplomatik i Kosovës në Francë, në krye me ambasadorin Muhamedin Kullashi, janë duke u angazhuar për ofrimin e asistencës së nevojshme për autoritetet franceze, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të procedurave dhe kthimit në Kosovë të trupit të Podrimjes.
Sa i përket rrethanave të vdekjes së tij, autoritetet franceze po zhvillojnë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe brenda pak ditëve pritet të dalin me raportin mjekoligjor për rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Nga të dhënat e deritashme, dihet se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një pyll në anën perëndimore të qytetit Lodeve diku rreth 4 kilometra në vijë ajrore nga qendra e qytetit Lodeve, trupi i poetit ndodhej rreth dy metra afër një rrjedhe të ujit dhe në trupin e tij nuk kishte asnjë shenjë dhune, lëndimi apo agresioni.
Aktualisht trupi i poetit ndodhet në Klinikën e Mjekësisë-Ligjore në Montpellier, kurse gjatë 2-3 ditëve në vijim do të kryhet procedura e autopsisë, për të analizuar hollësisht shkaqet e vdekjes. Pas përfundimit të autopsisë, gjykatësi hetues duhet të vendos për lejen për transportimin e trupit për riatdhesim.
Autoritetet lokale të qytetit Lodeve, ku po zhvillohej festivali i poezisë, “Voix de la Méditerranée”, nën organizimin e Kryetares se Komunës Marie -Christine Bousquet, sot në mesditë do të zhvillojnë një tubim përkujtimor në qendrën e qytetit për nder të poetit Ali Podrimja, si dhe disa aktivitete të tjera pasuese.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës edhe një herë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve, miqve dhe mbarë popullit të Kosovës për humbjen e poetit kulminant të Kosovës, Ali Podrimja.
MPJ e Kosovës po ashtu shpreh konsideratat dhe respektin më të madh për autoritetet qendrore dhe lokale franceze, për angazhimin e jashtëzakonshëm në zbardhjen e këtij rasti fatkeq.
Kudo e kahdo të zihet fryma
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Gazeta Express: Peci do të shkarkohej shkaku i takimeve sekrete me inteligjencën serbe
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta


Share



















