Ja e vërtata rreth incidentit Gashi dhe Selimi
Gazeta “Tribuna Shqiptare”, ka sqaruar incidentin ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes, konkretisht ndërmjet deputetit të PDK-së, Latif Gashi dhe atij të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në të cilin rastësisht ka qenë dëshmitare gazetarja e kësaj gazette, , Mendohije Krelani.
Nuk ishte tema për SHIK-un
“E shohim të nevojshme ta bëjmë këtë sqarim, sepse nëpër media të ndryshme ka pasur raportime të ndryshme, të cilat në disa momente nuk kanë thënë të vërtetën. E kjo sidomos ka të bëjë me pretendimin se incidenti ka nisur derisa gazetarja ka qenë duke marrë një prononcim rreth SHIK-ut.
Gazetarja Krelani nuk ka qenë duke marrë prononcim lidhur me SHIK-un” shkruan gazeta.
Më poshtë është rrëfimi i gazetares Mendohije Krelani:
Atë ditë isha duke u marr me deklaratën e sekretarit të NATO-së, lidhur me mos zvogëlimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Për këtë çështje kam marrë deklaratë lidhur me këtë temë nga kryetari i Komisionit për Siguri, Ahmet Isufi, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi dhe deputeti Rexhep Selimi.
Gjatë pauzës, jam afruar të marr deklaratë nga z. Selimi, i cili më ka thënë që të dalim jashtë për prononcim pasi që dëgjohet më mirë, sepse në ato momente në hollin e Kuvendit ishte pauza dhe kishte zhurmë.
Kështu që u nisëm për të dal jashtë, ndërsa për para meje ishte deputetja Blerta Deliu dhe deputeti Latif Gashi, i cili na ka përshëndetur miqësisht, ndërsa e ka hapur derën dhe na dhënë përparësi të gjithëve për të dalë jashtë.
Pasi një kohe të ndodhjes së incidentit e kam marrë prononcimin e lartpërmendur nga deputeti Selimi. Këtë e dëshmon edhe shkrimi i cili është botuar në “Tribuna Shqiptare”, më 29.06. 2012. E ripërsëris, tema e prononcimit nuk ka qenë SHIK-u./almakos
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
-
Futbollistët francezë para gjykatës, seks me prostitutën minorene (VIDEO)
- Aksion i madh policor në Turqi
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















