Aktakuzë kundër Bujar Bukoshit

Fillimi | Lajme | Kosovë | Aktakuzë kundër Bujar Bukoshit | Add to Facebook Share
image

Prej së enjtes Hashim Thaçi e ka në krah një zëvendëskryeministër të akuzuar për krime të shumta. 

Kundër Bujar Bukoshit, i cili është i ngarkuar me çështje sociale në Qeveri, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për vepra të rënda penale që lidhen me punën e tij disamujore në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Sipas “Koha Ditore” prokurorja angleze Maria Bamieh ka finalizuar hetimet të enjten, duke ngritur aktakuzë kundër Bukoshit, Ilir Tolajt Arbenita Pajazitit, Nexhat Shabanit, Ismet Hysenit, Hajrullah Fejzës, Zenel Kuçit, Bekim Fushës, Alban Thaçit, Basri Asllanit dhe Imer Ajetit për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore për Nexhat Shabanin dhe Ilir Tolajn, kërkim ryshfeti - përpjekje për të marrë ryshfet, evazioni fiskal dhe pengim të provave.  

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS