Mitrovicë, këngë shoviniste kundër shqiptarëve
Në kuadër të kremtimit të Vidovdanit, rreth 700 motoristë serbë nga Serbia, Republika serbe e Bosnjes, Rusia etj. kanë marrë pjesë të shtunën mbrëma në veri të Mitrovicës në një koncert të ashtuquajtur humanitar “Misioni Bike Rock 2012”, ku kanë performuar grupe të ndryshme serbe nga Kosova dhe Serbia.
Burime të Kosovapress-it nga veriu kanë bërë të ditur se në këtë koncert veç tjerash janë kënduar këngë shoveniste kundër shqiptarëve, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna të herë pas hershme armësh që kanë zgjatur deri në orët e mëngjesit, të cilat kanë shqetësuar tej mase banorët shqiptarë dhe ata jo serbë të veriut.
Sipas këtyre burimeve, motoristët me sirenat e motorëve dhe me tre gishta të ngritur, duke bartur flamuj të Serbisë dhe simbole tjera etnike, kanë defiluar gjatë natës nëpër lagjet e veriut të Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe disa lagje të banuara me popullatë të përzier.
“Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me strukturat ilegale serbe kanë siguruar derivatet si dhe ushqimin dhe fjetjen për 24 orë për të gjithë pjesëmarrësit e këtij koncerti ‘humanitar’”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në veri të Mitrovicës, që dyshohet të ketë qenë granatë, ndërkohë që ka edhe të lënduar nga ana e motoristëve si pasojë e vozitjes së shpejtë dhe të pakontrolluar.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Ja pse u arrestua Sali Berisha
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Plagosje me armë në Shkup
- Rikja pas Noizyt, kapet ‘mat’ me Stresin
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















