Doktor Hashimi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori sot titullin Dokor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga “Geneva School pf Diplomacy and International Affairs” .
Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Instituti Universitar i Gjenevës ia ndanë këtë titull me këtë motivacion: Në shenjë të liredshipit të tij të çmuar në luftë dhe në paqe; Për trimërinë e tij në rezistencë si ushtar i lirisë; Për menaxhimin e tij briliant të marrëveshjes së Ahtisaarit; Për vizionin dhe udhëheqjen e tij drejt pavarësisë për shtetin e Kosovës; Për politkën e tij të suksesshme dhe zhvillimin ekonomik; Si kryeministër i Republikës së Kosovës; Për përpjekjet e tij për paqe dhe prosperitet për të gjitha komunitetet; Për zotimin e tij për të vërtetën, drejtësinë, pajtimin dhe të drejtat e njëriut për të gjithë; Prandaj, si një udhëheqës shtetëror, në shenjë respekti për kontributin e tij historik dhe kombëtar, rajonal dhe në shërbim të paqes në kontinentin tonë, konfirmohet pranueshmëria e tij për Gradën Universitare.
Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh i lumtur me titullin e dhënë dhe me mundësinë që të jetë pranë studentëve që diplomuan sot në këtë universitet.
“Sot para jush e pranoj një titull prestigjioz, që më dhurohet nga vendi i cili në rininë time të hershme ma dhuroi lirinë për t’i shpëtuar shtypjes dhe për të luftuar për liri. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, e ritheksoj para jush se lufta e dikurshme për lirinë e popullit tim tashmë është zëvendësuar me betejën për lirinë e çdo qytetari - me përpjekjet për pajtim mes kombeve dhe ardhmëri për fëmijët tanë”, ka thënë Thaçi.
“Sot, është kjo luftë për t’i gjetur dhe theksuar arsyet që na bëjnë të jetojmë bashkërisht, në tolerancë dhe mirëqenie. Në Europën e ëndrrave tona. Është një luftë, për paqe. Unë ju përgëzoj për diplomimin tuaj dhe falënderoj stafin, studentët dhe miqtë e këtij universiteti me renome botëror që më nderojnë me këtë doktoratë nderi. Ju faleminderit shumë dhe urimet e mia më të sinqerta për të gjithë ju”, ka shtuar Kryeministri.
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Arta heq dorë nga muzika?
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta


Share



















