Serbët ua blejnë tokat shqiptarëve
Shterpcë. Banorë të disa fshatërave të kësaj komune thanë se së fundi është rritur interesimi i serbëve për t'ua blerë patudshmëritë shqiptarëve, sidomos në lokalitete me popullatë të përzier, madje edhe atje ku asnjëherë nuk jetuan dhe patën varre. Interesimi i serbëve për të blerë tokat e shqiptarëve është shprehur më së shumti në fshatin Bitijë e Epërme, sidomos ato prona që shtrihen në perimetrin e kishës ortodokse, objekt ky i vënë nën përkujdesje edhe me dokumentin e Ahtisarit.
Burime nga ky fshat që nuk deshën të identifikohen, thanë se aty tashmë disa prona të shqiptarëve janë shitur me "çmime mjaft të majme". Gjithashtu, disa nga shqiptarët "në fshehtësi" të fqinjëve bashkombës u kanë shitur pronat serbëve edhe në lokalitete të tjera në komunën e Shtërpcës, si Bitijë e Poshtme dhe Viçaj.
Serbët madje kanë blerë një parcelë toke edhe në fshatin Kashtanjevë, lokalitet i banuar gjithmonë vetëm nga shqiptarët dhe që shtrihet në një zonë krejt të izoluar malore, pa rrugë dhe infrastrukturë bazike. Shqiptarët që kanë alarmuar për këto zhvillime, druajnë se prapa këtyre blerjeve në heshtje të patudshmërive: "banorët serbë lokalë janë vetëm me letra përderisa pronarët e vërtetë janë shteti i Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe", sepse sipas tyre, çmimet e tokave në këtë anë, sidomos në afërsi të kishave janë fryrë për dhjetë fish më shumë sesa kostoja reale.
Të kujtojmë se gjatë luftës së fundit, ishte komuna e Shtërpcës, që dëboi edhe shqiptarin e fundit, vatrave të veta, duke i plaçkitur e djegur dhe rrafshuar me themel të gjitha shtëpitë e tyre, ashtu si objektet ekonomike, përderisa fondi blektoral ishte vjedhur në tërësi. Pavarësisht që një numër i familjeve shqiptare pas luftës u kthyen në pronat e tyre, duke i rindërtuar me mund shtëpitë, për mungesë të kushteve elementare për jetë, infrastrukturë, punësim, ata sërish kanë migruar në vende tjera.
Bitija e Epërme, Bitija e Poshtme, Shushiqi, Kashtanjeva, Izhanci, kanë mbetur me krejt pak banorë. Është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës duhet të investojë për ndërtim të rrugëve dhe nevoja të tjera të këtyre lokaliteteve, në të kundërtën ato do të braktisen tërësisht nga shqiptarët. Si shembulli i Kashtanjevës, që në fillim të shekullit XX ka qenë njëri nga fshatërat më të mëdha të Kosovës, ndërsa tash ka mbetur në vetëm 7-8 shtëpi.
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Ministrit Hoxhaj i "del gjumi", irritohet nga shpërfillja e Maqedonisë
- Laura Vorpsi zëdhënësja e PD-së e Sali Berishës, pëlqen armët dhe mesazhet për seksin
- Joana: Bëra seks në BB, Elona është lesbike “vdes” për Riken
-
Egjipt, gazetarja heq perçen përpara imamit!(VIDEO)
- Tjetër skenë e nxehtë në Kanë
- DSHM: BDI-ja të del në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni
- Argjentina reklamon trupin seksi
- Mariah Careyt, për pak të mbetet pa fustan para publikut
- Arrestohen 22 shqiptarë në Mal të Zi
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!
-
Skandal, nxënësja zhvishet në orë të mësimit - VIDEO

Share



















