Pacolli: Qëndrimi i Jahjagës në Presidencë qesharak dhe i pamoralshëm
Behgjet Pacolli konsideron se është i pamoralshëm dhe qesharak qëndrimi i mëtejshëm i Atifete Jahjagës në Presidencë. Zëvendëskryeministri i Parë, të cilit Atifete Jahjaga ia “rrëmbeu” postin e të parit të Shtetit, thotë se marrëveshja është e qartë dhe Presidentja aktuale duhet të lëshojë rrugë.
Pacolli për Express ka thënë se ai fton Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Christopher Dellin që t’i përmbahen marrëveshjes pikë për pikë.
Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli nuk pajtohet që gruaja e cila ia “rrëmbeu” postin e të parit të Shtetit, Atifete Jahjaga, të qëndrojë në këtë pozitë më tepër se një vit.
“Çdo figurë politike që është paraqitur para qytetarëve për votë, ka përgjegjësi për të respektuar marrëveshjet dhe premtimet. Rasti me Presidenten, jo që është premtim, por është një marrëveshje e shkruar, e miratuar edhe në kuvend përmes një rezolute, përndryshe para qytetarëve do të dalim qesharakë dhe do të humbim besimin”, ka thënë Pacolli.
Ndërkohë që ka kërkuar përgjegjësi për respektimin e marrëveshjes, si nga Presidentja Atifete Jahjaga, ashtu edhe nga Ambasadori Christopher Dell, si palë ndërmjetësuese në tërë procesin.
“Kjo marrëveshje e legjitimuar nga Kuvendi posedon edhe një palë tjetër, që është Ambasadori amerikan Dell, i cili nga atëherë ka marre përgjegjësinë që marrëveshja do të implementohet pikë për pikë. Çdo vonesë ose tentim vonese që të veprohet ndryshe në ketë drejtim, është e pamoralshme”, ka thënë Zëvendëskryeministri Pacolli.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Arta heq dorë nga muzika?
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Prapanica e Tunës(FOTO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr


Share



















