Gjermania e shokuar nga sulmi ndaj ushtarëve në veri
Qeveria e Gjermanisë ende po i analizon pamjet dhe materialet që janë mbledhur nga përleshja e serbëve me ushtarët e tyre në Rudar të Mitrovicës, në ditën e parë të këtij muaji. Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ka thënë se provat, pamjet dhe gjithçka tjetër tregojnë se grupi i mbledhur i serbëve kishte për qëllim vrasjen e ushtarëve gjermanë.
Përfaqësuesi i Gjermanisë në Kosovë ka parë nga afër gjithë evidencën që ushtarët e KFOR-it kanë mbledhur nga vendi i ngjarjes, ditën kur kanë larguar një barrikadë në Rudar e janë sulmuar nga një grup serbësh. Dy ushtarë janë plagosur.
“Kur gjuan në kokë, plumbi mund të godasë helmetën, që në këtë rast ka shpëtuar jetën e ushtarit, por mund të godasë edhe veshin që do të kishte qenë fatale. Është shumë e qartë se qëllimi ka qenë vrasja e ushtarëve”, ka thënë ambasadori gjerman, Ernst Reichel, shkruan “Koha Ditore”.
“Kam parë vrimat e plumbave në helmetat e ushtarëve, në veturat e tyre. Të gjitha dëshmojnë se ata janë sulmuar pasi që i kanë marrë pozicionet e tyre. Një orë pas vendosjes së KFOR-it në vendin që e ka pasur për qëllim, serbët kanë ardhur dhe kanë sulmuar ushtarët”, ka shpjeguar Reichel.
Ambasadori gjerman ka kundërshtuar deklarimet e përfaqësuesve ilegalë të serbëve lokalë të veriut, të cilat kanë thënë se “qytetarët e pafajshëm janë sulmuar nga KFOR-i”.
“Është plotësisht i pavërtetë pretendimi që ushtarët gjermanë kanë gjuajtur me municion të vërtetë. Ka shumë prova që dëshmojnë të kundërtën. Por kur i sheh helmetat e ushtarëve dhe vrimat e plumbave në to, ka një konstatim që është shokues. Shtënia në helmetë tregon se qëllimi ka qenë vrasja e ushtarëve...Kam pasur mundësinë që t’i shihja nga afër të gjitha provat e atij sulmi, të atij shkëmbimi të zjarrit, ku u plagosen dy ushtarët gjermanë. Plagosja e ushtarëve nuk është argumenti i vetëm, por ka edhe shumë evidencë që dëshmon se ajo ka qenë dhunë e armatosur”, ka thënë Reichel.
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Turqia jep udhëzime për seksin në çift: Bëni sa më shpesh dhe lahuni
- Menduh Thaçi pas hapave të Ali Ahmeti-t, merret me opinionet e miletit?!
- Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
- Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"
- Tre parimet e z. Ali Ahmeti
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Ballistët vërshojnë Shkupin - FOTO
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa

Share



















