NATO-ja redukton KFOR-in kur situata të lejojë

Fillimi | Lajme | Kosovë | NATO-ja redukton KFOR-in kur situata të lejojë | Add to Facebook Share
image

Samiti i NATO-s në Chigaco ka sjellë edhe një zotim të liderëve të Aleancës së Atlantikut Verior se nuk do ta bëjnë hapa të zvogëlimit të trupave në Kosovë pa u siguruar se një gjë e tillë nuk do të rrezikonte situatën.

Kjo është përfshirë edhe në deklaratën e miratuar në samit, i cili ka përfunduar punën të hënën në mbrëmje, sipas kohës lokale.

“Ne, shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, jemi mbledhur në Chicago për të ripërtërirë përkushtimin tonë për lidhjet vitale transatlantike, për të analizuar përparimin dhe për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për operacionet në Afganistan, Kosovë dhe gjetiu, të sigurojmë se Aleanca ka kapacitete të nevojshme për t’u përballur me një varg kërcënimesh dhe të forcojnë partneritetin e gjerë”, thuhet që në rreshtin e parë të Deklaratës së samitit të Chicagos, raporton i dërguari i “Kohës Ditore” nga ky zhvillim.

Në pjesën që i kushtohet Kosovës në këtë deklaratë, shprehet edhe një herë mbështetja që u jepet KFOR-it, FSK-së dhe aktorëve tjerë në fushën e sigurisë në Kosovë.

“Aleanca vazhdon të jetë tërësisht e përkushtuar për stabilitet dhe paqe në rajonin me rëndësi strategjike të Ballkanit. Në përsërisim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in i cili po vazhdon të veprojë me kujdes, vendosmëri dhe paanësi në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara sipas Rezolutës 1244. KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë ndërtimin e një Kosove në paqe, stabile dhe multietnike”, thuhet në deklaratën e samitit të Chicagos.

Në të rreth Kosovës më tej nënvizohet se ”KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe të sigurojnë një ambient të qetë dhe sigurt për njerëzit në Kosovë, në bashkëpunim me aktorët relevantë, përfshirë misionin e Bashkimit Evropian në fushën e rendit dhe të ligjit (EULEX) dhe, sipas marrëveshjes, edhe me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së dhe të autoriteteve të Kosovës”.

“Ne do të mbajmë një kapacitet robust dhe kredibil të KFOR-it për të kryer misionin. Mbetemi të përkushtuar që të lëvizim drejt një pranie më të vogël parandaluese, vetëm atëherë kur situata e sigurisë të lejojë një gjë të tillë”, thuhet në deklaratën e shefave të shteteve të NATO-s nga samiti në qytetin e presidentit amerikan, Barak Obama, në Chicago, duke përsëritur kështu gatishmërinë e NATO-s që përkundër zvogëlimit të shpenzimeve dhe sfidave tjera të mos bëjë asnjë hap i cili do të shkonte në dëm të sigurisë në Kosovë dhe operacionit të KFOR-it.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS