Fitou: Thaçi mund të ankohet, por nuk i keni kryer detyrat
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka të drejtë që kërkojë nga BE-ja të jetë e koncentruar në Kosovë, por edhe ju duhet t’i kryeni obligimet dhe angazhimet e juaja, ngase jo të gjitha i keni bërë. Kështu ka thënë të Jean-François Fitou, ambasador i Francës në Kosovë, duke reaguar kështu ndaj akuzave të mbrëmshme të kryeministrit të Kosovës ndaj Brukselit, të cilit është duke i munguar vizioni i qartë për Kosovën dhe rajonin. Ndërsa për sa i përket planit për veriun, Fitou ka thënë se nuk pret plan të mrekullueshëm nga Qeveria e Kosovës për atë pjesë dhe se Serbia mund të ndihmojë por nuk duhet të ketë rol, pasi është Qeveria e Kosovës që duhet të fillojë dialogun me banorët e asaj pjese të Kosovës.
“Thaçi ka të drejtë në kërkesat e tij, sepse BE-ja duhet të jetë e koncentruar në Kosovë dhe të punojë me Kosovën, në mënyrë që të ecim në një ardhmëri më të sigurt. Rezultatet nuk vijnë shpejtë si i dëshirojmë apo si i presim dhe është e vërtetë se ekziston një mosdurim. Detyra kryesore e ne diplomatëve, që jemi në Kosovë, është ta kuptojmë këtë kërkesë së Thaçit dhe ta përkthejmë këtë për shtetet tona dhe për BE-në, në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për Kosovë”, tha ambasadori Fitou, transmeton Kosovapress.
Më tej ai ka thënë se “duhet që BE-ja në mënyrë solide të mbetet e angazhuar për Kosovë dhe që ju asnjëherë të mos keni bindje që dyert e BE-së po mbyllen për ju, ose që perspektiva dalëngadalë po zvogëlohet, por skema dhe rruga e saj është e gjatë dhe Kosova duhet të punojë që t’i arrijë të gjitha këto”.
“Ky mosdurim i kosovarëve reflekton edhe nga ana tjetër nga një mos durim i evropianëve, që presin me padurim që kosovarët ta kryejnë punën e tyre pak më shpejt. Për të drejtat shtetërore, në luftën kundër korrupsionit dhe në vendosjen e një demokracie funksionale. Pra, ne po presim nga pala tjetër të na ofrojë atë që po presim”, ka thënë Fitou.
Këto komente, ambasadori i Francës në Kosovë i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të diplomave të studimit të gjuhës frënge në shkollën e mesme ”Sami Frashëri” në Prishtinë.
Sa i përket planit për veriun, Fitou ka thënë se nuk pret plan të mrekullueshëm nga Qeveria e Kosovës për atë pjesë.
“BE-ja ka gjashtë muaj që i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që ta ketë një vizion për veriun e Kosovës. E dimë që nuk është e lehtë. Ne e dimë që Qeveria nuk mund të vjen me një ide të mrekullueshme që ta e paraqes, por duhet të punohet në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Fitou ka mohuar të ketë thënë ndonjëherë që Serbia mund të ketë rol në dialogun për veriun. Ai është këmbëngulës se dialogu duhet zhvillohet mes Qeverisë së Kosovës dhe banorëve të veriut.
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Arta heq dorë nga muzika?
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta


Share



















