Musa konfuz dhe i trembur nga grupet ekstremiste!

Fillimi | Lajme | Kosovë | Musa konfuz dhe i trembur nga grupet ekstremiste! | Add to Facebook Share
image

Musa Xhaferi e ka ndryshuar mendimin, të paktën, sa i përket situatës së sigurisë në Maqedonisë. Madje, ai ka shfaqur frikën se një skenar i tillë e përshin edhe shtetin e Kosovës.

Nuk ka kaluar shumë kohë qëkurse zëvendësi shqiptar i kryeministrit Nikolla Gruevskit kishte deklaruar për mediat kosovare se gjendja e sigurisë në Maqedoni është nën kontroll dhe incidenteve është duke iu dhënë më shumë peshë se që duhet, sidomos nga mediat e rajonit, të cilat krijojnë një pasqyrë të pasigurisë në vend. 

Në një takim që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ai është shprehur se grupet ekstremiste duan të destabilizojnë Maqedoninë dhe Kosovën, dhe se të dyja qeveritë po punojnë për ta parandaluar një skenar të tillë.

 “Qeveria maqedonase po merr të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar që incidentet që kanë ndodhur në vendin tonë nuk kanë efekte dytësore në shoqëritë tona në përgjithësi”, tha Musa Xhaferri. 

“Nuk do të lejojmë grupet ekstremiste të destabilizojnë shoqëritë tona,” shtoi ai, pa shtjelluar më tej se për cilat grupe e kishte fjalët. Madje, ai nuk ishte në gjendje as që të shpjegonte dicka me shumë se si mendojnë t’i parandalojnë skenaret e tilla. 

Këto deklarime të mangëta vetëm sa kanë ngritur pikëpyetje më të mëdha tek gazetarët e pranishëm, sidomos kur dihet fakti se zëvendëskryeministri Xhaferri ishte ai që kritikonte gazetarët se janë duke i dhënë peshë më shumë se që duhet incidenteve të tilla, ndërsa tani përnjeherë ai është shfaqur me një qëndrim komplet ndryshe. 

Tensionet midis maqedonasve dhe shqiptarëve u shtuan pas fjalëve që u përhapën se ekzekutimi i pesë personave afër Shkupit më 12 prill, mund të jetë kryer nga shqiptarë etnik.  Policia ka thënë se nuk ka evidenca për të vërtetuar deklarata të tilla. 

Qeveria e Kosovës e ka dënuar tragjedinë, dhe i ka kërkuar të gjitha palëve të frenohen së fajësuari njërin grup apo tjetrin, dhe t’i lënë hapësirë policisë dhe gjyqësorit për të kryer punën e tyre. 

Nga ana e tij, ministri i Kosovës për Punë të Jashtme tha se Kosova është e interesuar të shikojë një Maqedoni të qetë dhe stabile, dhe u zotua të shtojë bashkëpunimin midis dy vendeve./Almakos

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS