Hoxhallarët në Kosovë të pambrojtur nga sulmet

Fillimi | Lajme | Kosovë | Hoxhallarët në Kosovë të pambrojtur nga sulmet | Add to Facebook Share
image

Hoxhallarët në Kosovë nuk janë imunë ndaj sulmeve fizike. Dy imamët që u rrahën më parë, për të gjitha këto që kanë ndodhur fajësojnë drejtuesit e Bashkësisë Islame. Xhabir Hamiti dhe Osman Musliu kërkojnë reforma të thella në këtë institucion fetar.
U ligjërojnë njerëzve për tolerancë, por shpeshherë bëhen edhe vetë cak sulmesh fizike.

Deri më tash, të paktën katër imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës janë sulmuar nga persona të ndryshëm.

Xhabir Hamiti, Osman Musliu, Ejup Krasniqi dhe tash së fundi kryemami Sabri Bajgora, janë katër imamët e BIK’ut, që janë sulmuar fizikisht në raste të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

Përderisa tre të parët janë sulmuar nga njerëz që nuk janë zyrtarë të BIK’ut, Bajgora dyshohet se u sulmua javën që shkoi nga një koleg i tij.

Sipas vetë Bajgorës, imami nga Kaçaniku e sulmoi atë në pikë të ditës, para zyrave të Bashkësisë Islame.

E, Bajgora që është kryeimam i Kosovës, duket të jetë me fat.

Ai që dyshohet se e sulmoi, deklaroi në televizion se po ta kishte sulmuar ashtu siç Bajgora pretendon, me siguri se do të ishte i vdekur./express

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus