LDK fiton në Prishtinë, PDK në Prizren, VV në Gjilan, AAK në Gjakovë!

Fillimi | Lajme | Kosovë | LDK fiton në Prishtinë, PDK në Prizren, VV në Gjilan, AAK në Gjakovë! | Add to Facebook Share
image

Nëse zgjedhjet komunale do të mbaheshin sot, atëherë LDK-ja do të fitonte sërish në Prishtinë, PDK-ja, në Ferizaj, Vetëvendosje në Gjilan, AAK në Gjakovë, etj.

Kështu thuhet në një sondazh të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Në Pejë, sipas sondazhit, pritet të këtë ndryshim të qeverisjes, pasi që LDK-ja kryeson me 27 përqind, kurse AAK-ja që aktualisht ka pushtetin ka marrë 25 përqind.

Në Mitrovicë, PDK-ja ka 38 përqind, Vetëvendosje 20, LDK 15, AAK 18 dhe AKR 6 përqind.

Kryeqendra jugore e Kosovës, Prizreni, sërish “do t’i mbetet” PDK-së me 30 përqind, LDK ka 27 përqind, Vetëvendosje 17, AAK 17, etj. (ORAinfo)

Përqindja e sondazhit

Ferizaj: PDK 34, LDK 22, VV 22, AAK 16, AKR 2 përqind

Gjakovë: PDK 9, LDK 20, VV 23, AAK 41, AKR 4 përqind

Peja: PDK 12, LDK 27, VV 23, AAK 25, AKR 0 përqind

Gjilani: PDK 29, LDK 27, VV 31, AAK 10, AKR 2 përqind

Mitrovica: PDK 38, LDK 15, VV 20, AAK 18, AKR 6 përqind

Prizreni: PDK 30, LDK 27, VV 17, AAK 17, AKR 1 përqind

Prishtina: PDK 19, LDK 34, VV 29, AAK 11, AKR 4 përqind

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus