Krasniqi: Këto institucione lenë shumë për të dëshiruar
Për gjatë pesë viteve pavarësi në Kosovë kanë ndodhur të arritura, mirëpo nuk janë shfrytëzuar mundësitë që i ka pasur shteti. Ky është vlerësimi i përgjithshëm i opozitës për zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve të fundit.
Kryekuvendari, Jakup Krasniqi mendon se në Kosovë janë bërë ndryshime, por sipas tij institucionet e vendit nuk po e kryejnë punën ashtu di duhet.
“Kosova ka bërë ndryshime. Fakti qe Kosova është në 5 vjetorin e pavarësi është një fitore e madhe. Kosova ka ndërtuar institucione demokratike. Pak ndryshe ndoshta është se si do ti shihnim këto institucione në funksionimin e tyre, sigurisht që lenë për të dëshiruar shumë. Kosova në 5 vjetorin e sajë është një shtet i ri, me perspektivë, dhe perspektiva saj varet shumë nga gjithë shoqëria e Kosovës”, tha sot kryeparlamentari Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
E, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, pretendon se Kosova nuk i ka shfrytëzuar as afër mundësit që i ka pasur.
Gjini thotë se energjitë e Qeverisë së nivelit qendrorë janë orientuar në referenca të gabuara.
“Nuk është që nuk ka përparuar Kosova për 5vite, apo që nuk kanë ndodhur ngjarje. Mirëpo, mundësia që ne i kemi pasur nuk janë shfrytëzuar. Pra, pamja e Kosovës nuk është ç’fare ka pasur mundësi të jetë. Energjitë janë shterur në çështjet jo relevante. Mundësit buxhetore kanë shkuar huq shkaku ti abuzimeve. Kështu qe, nëse e shohim ku kemi qen dhe ku jemi është më mirë, por nëse shohim ku kemi mund të jemi, as afërsisht nuk i kemi mbushë pritjet e qytetarëve”, tha Gjini.
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se ajo çka ka ndodhur në katër vitet e fundit të qeverisjes në vend, është një degradim.
Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së konsideron se është në interes të të gjithëve që të ketë përparim, të ketë më shumë vende pune, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit etj.
“Fatkeqësisht kemi ngec në shumë segmente. Mos të harrojmë se pesë vite janë të pavarësisë, por realisht janë 14 vite në liri. Ajo që ka ndodhur viteve të fundit është një degradim. Përmendet realizmi i disa projekteve, por ato janë realizuar me parat e qytetarëve tan, dhe janë projekte që kanë filluar edhe më herët”, thotë Beqiri.
Por, partia në pushtet, porositë që të pyeten qytetarët e Kosovës për të arriturat e Qeverisë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, thotë se njerëzit më të fuqishëm të botës kanë vlerësime pozitive për Kosovën.
“Pyetni qytetarët e Kosovës ku ka qenë, dhe ku janë sot. Vlerësimet jo që i japim ne, por i japin burrështetasit më ndikimin më të madh, që nga presidenti i SHBA-ve, kancelaria Merkel, etj, japin vlerësime shumë pozitive për ndryshimet dhe të arriturat që kanë ndodhur në vendin tonë”, konsideron Grabovci.
Grabovci thotë se më tepër duhet të gjykohet më mundësit që janë, dhe sipas tij, ato kanë qenë shumë të kufizuara.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca solemne me rastin e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të mbahet të dielën nga ora 15:00. Të ftuar në këtë seancë do të jenë deputetë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Chris çfarë ke humbur!
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















