Simboli i pavarësisë do të ngjyroset me iniciativë të Fisnik Ismajlit
Fisnik Ismaili, ideator dhe realizues i obeliskut ndër me të njohur në botë, NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës dhe i cili u vendos para Pallatit të Rinisë më 17 shkurt të vitit 2008, ka ndërmarr iniciativë që NEWBORN te duket ndryshe në pesëvjetorin e pavarësisë.
Në një postim në Facebook, Ismaili ka ftuar qytetarët që të shtunën, më 16 shkurt, t’i bashkohen iniciativës që NEWBORN të ngjyroset me flamujt e të gjitha shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Mesazhi i plotë i Fisit:
Kjo ide nuk u lejua të realizohej asnjëherë nga autoritetet, dhe sivjet, për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN u ngjyros në një të verdhë nga po ato autoritete, që nuk i gjason as asaj origjinales, pa u konsultuar me autorin e veprës, duke bërë kështu shkelje të rëndë të të drejtave autoriale.
Meqë NEWBORN është i ndërtuar që të shkruhet e vizatohet në të nga secili qytetar i botës, ju ftojmë që ta realizojmë së bashku idenë e ditëlindjes së parë, që të ngjyroset NEWBORN me flamujt e të gjitha shteteve që e njohën pavarësinë e Kosovës.
Na duhet ndihma jote për shumë gjëra, prandaj të lusim që të na bashkangjitesh të shtunën, më 16 shkurt, nga ora 10 në mëngjes, që ta ngjyrosim bashkë deri në përfundim.
- Nëse je piktor, na duhesh për të na ndihmuar me detaje të shumëta, dhe na duhen brushat tua.
- Nëse je bojaxhi, na duhesh për ndihmë për të na këshilluar dhe ndihmuar me aftësitë tua, si dhe ndihmë për t'i siguruar ngjyrat.
- Nëse je ndërtimtar, na duhesh për të na ndihmuar me shkallë dhe skele për të na lehtësuar punën.
- Nëse je përkrahëse e idesë, na duhet tharësja yte e flokëve, që të na ndihmosh të thajmë ngjyrën sa më shpejt.
Nëse je elektricist, na duhet ndihma jote me kablla vazhdues për thareset e flokëve, si dhe mjete ndriçuaes për të punuar natën.
Nëse je dashamir i idesë, na duhet ndihma jote për të financuar blerjen e ngjyrave dhe brushave, pjesën më të madhe të së cilës po mundohemi ta mbulojmë vetë, por shpenzimet nuk janë edhe aq të vogla.
Nëse do të ndihmosh dhe nuk di se si, më poshtë është lista me gjëra që mund të na shërbejnë:
- Brusha ose rollera (valaka) të të gjitha llojeve dhe madhësive
- Tharëse flokësh, sa më shumë, më mirë
- Sa më shumë lecka
- Dorëza, kapela dhe rroba që nuk ju duhen, për ngjyrosje
- Shkallë apo skele për të arritur lartësitë në 3 metra
- Ndihmë financiare për të blerë ngjyrat
- Ndihmë me ushqim dhe pije për vullnetarët
Kudo e kahdo të zihet fryma
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
-
Premierë: Spoti i ri i Tunës dhe Cozman, vjen shumë "hot"
- India thyen tabunë për marëdhënjet seksuale
- Gazeta Express: Peci do të shkarkohej shkaku i takimeve sekrete me inteligjencën serbe
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr


Share



















