Luma: Maqedonasit po nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve

Fillimi | Lajme | Kosovë | Luma: Maqedonasit po nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve | Add to Facebook Share
image

 

Zyrtarët maqedonas kanë vendosur ta çojnë përpara vendimin për anulimin e shpalljes Qytetar Nderi të Tetovës të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni, Vanco Sehtanski, ka deklaruar për mediat maqedonase se brenda afatit ligjor do të publikohet edhe vendimi i anulimit të vendimit që Komuna e Tetovës e mori më 4 janar.

Por, zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, në një prononcim për Telegrafin, ka deklaruar se tash dëgjojnë për një vendim të tillë.

“Deri tash kemi pasur vetëm vendimin e Komunës së Tetovës, i cili është zyrtar dhe është mirëpritur nga mijëra qytetarë. Anulimi i vendimit më duket si tendencë për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve. Këta hapa janë në kundërshtim me deklarimet e të dyja vendeve për të ecur përpara drejt strukturave evropiane”, ka thënë Luma.

Në fillim të vitit, drejtuesit e komunës së Tetovës, i patën ndarë titullin qytetar nderi, Haradinajt, në një ceremoni solemne të organizuar në objektin komunal. 

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS