Mbrojtja Civile Serbe rrahu rëndë disa ushtarë të KFOR-it
Disa pjesëtarë të NATO-së kanë pësuar lëndime të rënda pasi që janë rrahur nga disa pjesëtarë të së ashtuquajturës Mbrojtje Civile Serbe, të martën në orët e vona, në një postbllok të KFOR-it, ka njoftuar burimi i gazetës “Koha Ditore” nga ky mision, me kusht të anonimitetit.
Sipas burimit, në këtë incident pjesëtarë të Mbrojtjes Civile Serbe, pas rrahjes së ushtarëve të NATO-së, atyre iu kanë demoluar edhe dy automjete. Incidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Rudare të komunës së Zveçanit, pikërisht tek varrezat e këtij fshati dhe rruga që të shpie për në manastirin e Sokolicës. Burimi në tej ka shtuar se pjesëtarët e Mbrojtjes Civile Serbe dyshohet se në këtë incident kanë qenë të armatosur dhe se ata kanë qenë mbi 10 veta. Besohet se pjesëtarët e Mbrojtjes Civile, të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen e ushtarëve të KFOR-it, kanë ardhur nga pika ku ata ruajnë, në fshatin Rudare.
Pas incidentit, në vend ngjarje kanë shkuar përforcime të KFOR-it, të cilat kanë larguar ushtarët e lënduar dhe automjetet e dëmtuara. KFOR-i për këtë incident nuk e ka njoftuar Policinë e Kosovës e as atë të EULEX-in, duke tentuar që incidenti të mos dalë në dritë. Në anën tjetër, ditë më parë i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Mitrovicës në veri, Kërstimir Pantiq ka pranuar se ai është edhe komandant i kësaj organizate ilegale të Serbisë që vepron në Kosovë. Gjithashtu, Pantiq ka theksuar se pjesëtarët e Mbrojtjes Civile Serbe duhet të armatosen dhe të mbrojë popullin serb si nga sulmet e shqiptarëve ashtu edhe të ndërkombëtarëve.
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
- Hashim Thaçi – Fatmir Limajt: Mund të jesh kryeministër!
- Arifi: Do vazhdoj ta kritikoj Gruevskin!
- Zgjerohet rrjeti diplomatik i VMRO-së, tkurret ai i BDI-së
- Intervista online: Hashim Thaçi u përgjigjet miqve në FB
- Haliti: Shqipëria ka provokuar Kosovën
- Ndryshon llogaritja e kohës në Maqedoni?
- Viktima e Facebook, joshet nga një vajzë, por i dalin dy djem dhe e grabisin
- Në Hasanbeg të Shkupit themelohet K.K. “Kushtrimi”
- RDK: Bejta është duke riaktivizuar mafinë urbane
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa

Share



















