Thaçi: Konflikti me Serbinë drejt fundit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar të enjten se, Kosova dhe Serbia shumë shpejt do t’i japin fund konfliktit mes tyre.
Duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij, Thaçi ka theksuar se, proçesi i dialogut po sjell rezultate që e bëjnë të mundur diçka të tillë.
“Ky 5-vjetor na gjen në një proçes pozitiv, atë të përmbylljes së konfliktit shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka thënë Thaçi. Megjithatë, kryeministri ka pranuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të vijë në fund pasi eshte dicka me e veshtire se sa normalizimi i marredhenieve.
“Ky është një proçes që, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, besojmë se do të mbyllet me njohjen reciproke”, ka shtuar Thaçi.
Thaçi pritet të takohet në ditët në vijim me homologun serb Ivica Daçiç, me të cilin këtë herë do të diskutojë për situatën në veri të Kosovës.
Sipas të gjitha gjasave, kreu i qeverisë kosovare do të kërkojë shpërbërjen e strukturave paralele, por kjo nuk do të jetë e lehtë duke parë qëndrimin e Beogradit.
Vetë Daçiç deklaroi dy ditë më parë se, Serbia mund të pranojë heqjen e institucioneve paralele vetëm nëse garantohet autonomia për serbët në veri.
“Ne kemi dy çështje në rend të ditës, çfarë do të bëjmë me institucionet paralele, por edhe me veçantitë, përkatësisht autonominë për serbët në Kosovë”, tha Daçiç.
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- "Mos pranoni shqiptarë në ushtri"
- Theret 21 vjeçari me thikë në Shkup, jozyrtarisht incidenti ka prapavijë etnike
-
"lajTme" edicioni 15: Cila bimë unike është mbjell në Tetovë, dhe si u bë "lajTme" medium i fuqishëm?
- Skandal: “Komitët” fyejnë shqiptarët në miqësoren Vardar-Schalke
- 5 futbollista do vishen kuqezi, marrin nënshtetësinë shqiptare!
- Mosnjohja e Kosovës nga Izraeli është taktikë
-
Elhaida duke interpretuar ilahi
- Shkupi, udhëkryqi që gozhdon shqiptarët
-
Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!

Share



















