Pas Mitrovicës, edhe Sanxhaku kërkon autonomi
Lëvizja Vetëvendosje ka organizon tryezën me subjektet politike jashtëparlamentare, ku është diskutuar për negociatat në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë si dhe rreziqet për veriun. Në këtë tryezë partitë politike jashtëparlamentare janë pajtuar se bisedimet me Serbinë janë të dëmshme për Kosovën. Ato janë pajtuar se nëse Serbia kërkon kushte dhe të drejta për serbët e veriut të Mitrovicës, të njëjtën gjë duhet ta kërkojnë që edhe ajo ta bëjë në territoret ku ka pakica të tjera jo serbe.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në hapjen e kësaj tryeze, se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka ardhur për shkak se qeveritarët kanë bërë marrëveshje më herët dhe tash dialogu po bëhet vetëm për t’i konfirmuar ato marrëveshje, në vend se të jetë e kundërta.
Ai shtoi se nga dialogu teknik që e kemi parë prej marsit të vitit të kaluar, rezultati ka qenë që nuk kemi pas as integrim të serbëve dhe as përmirësim të marrëdhënieve në përgjithësi, por përkundrazi, dhunë të shtuar të Serbisë deri aty ku erdhi në pushtet koalicioni nazifashist në Beograd.
Kurti ka shtuar se dihet fare mirë se kush e përbëjnë koalicionin aktual në Serbi. Sipas tij, janë dy njerëz shumë të ngushtë të politikës nazifashiste serbe, të cilën gjë, Kurti thotë se do të duhej që Qeveria ta shfrytëzonte për ta demaskuar Serbinë para ndërkombëtarëve, kurse, sipas tij, po ndodh e kundërta.
Ai më tej ka thënë se kjo Qeveri kërkon dialog me Serbinë, kërkojnë traktat të paqes, kërkojnë marrëveshje me Serbinë, kërkojnë pajtim historik me Serbinë, por sipas tij, të gjitha këto kërkesa janë kërkesa të “xhelatit” e jo kërkesa të “viktimës”.
Ai ka thënë se nëse Serbia kërkon të drejta për serbët në veri që askund deri më tani nuk i kemi parë, dhe nëse ato të drejta mund t’i kthejë në parim universal, atëherë Kurti thotë se le ta dëshmojë veten Serbia me shqiptarët në Luginë të Preshevës, me myslimanët në Sanxhak, me vllehët në krahinën e Timokut, dhe me hungarezët në Vojvodinë.

Sipas tij, dialogu nuk ka kuptim me një palë që nuk të njeh, me një palë që ende nuk i ka dorëzuar kriminelët e luftës dhe as të pagjeturit nga lufta, me një palë që ende nuk i ka paguar as dëmet e luftës dhe as nuk ka kërkuar falje për dëmet që i ka bërë etj.
Kurti ka thënë se kjo Qeveri dëshiron të shkojë përtej Planit të Ahtisarit, dhe për ta arritur këtë, sipas tij, kjo Qeveri po e largon Piter Feithin, duke e bërë përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, dhe në këtë mënyrë pastaj të veprojnë në këtë drejtim.
Kurse Numan Baliç, kryetar i Partisë për Aksion Demokratik, ka thënë se në veri të Mitrovicës nuk jetojnë vetëm serbët, por atje jetojnë edhe boshnjakët, shqiptarët, e minoritetet e tjera. Ai ka shtuar se nëse Serbia kërkon autonomi për serbët në veri, atëherë edhe boshnjakët do të kërkojnë autonomi për ta në Sanxhak.
Qeveria e Kosovës duhet të jetë e sinqertë ndaj Bashkimit Evropian, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj popullit të Kosovës. Ai ka thënë se u jemi falënderues të gjithë atyre që na kanë ndihmuar për çlirimin e Kosovës, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se tash duhet të krijojmë një raport poshtërues ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë dështimet e veta dhe konfliktet që i ka përbrenda ajo. Baliç ka thënë se nuk ka mundësi që Qeveria me një grup deputetësh ta zgjidhë çështjen e veriut, e cila në të vërtetë, sipas tij, u takon edhe boshnjakëve, edhe egjiptianëve, edhe romëve sikurse që u takon shumicës absolute të shqiptarëve.
Ndërkaq, Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik, ka thënë se pas luftës vendosja e ndërkombëtarëve në Kosovë nuk ka rezultuar edhe aq e frytshme, sikurse që flitet, ku sipas tij, ndërkombëtarët e kanë përdorur Kosovën si një vend ku kanë bërë eksperimente në të.
Kjo krizë ekonomike, morale, politike që është në Kosovë, nuk është e rastësishme. Ai ka thënë se bisedimet që po bëhen me Serbinë për Kosovën janë tepër të dëmshme. Sipas tij, të bisedosh me Serbinë për Kosovën, kjo është më shumë se skandaloze. Berisha ka thënë se veriu i Kosovës ka mbetur si një vrimë e zezë e lënë me qëllim nga ndërkombëtarët dhe nga qeveritë e pasluftës, të cilat, sipas tij, kanë udhëhequr një politikë provinciale dhe kanë qenë grupe mafioze, të cilat u kanë shërbyer grupeve të caktuara, por jo edhe qytetarëve.
Kurse Demush Zefi, sekretar në Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK), ka thënë në këtë tryezë se kjo parti asnjëherë nuk ka pritur nga bisedimet atë që është dashur të ndodhë. Ai ka thënë se Plani Ahtisari është hartuar në bazë të interesit të Serbisë.
Ai ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për referendum, por më shumë se për këtë ka nevojë për unitet të faktorit shqiptar. Ai po ashtu ka shtuar se në këtë drejtim, duhet të përfshihen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë mbetur anash.
Zefi ka thënë se bisedimet me Serbinë nuk do të duhej të vazhdonin, pasi që faktori politik në vend ende nuk është unifikuar dhe nuk ka kurrfarë platforme se çka do të fitojë Kosova me këto bisedime. Por, ai ka thënë se, edhe nëse ndodhin bisedimet me Serbinë, të paktën Kosova të mos futet në ato bisedime për çështje të brendshme të Kosovës.
Në lidhje me temat e diskutimit, Zef Morina nga Partia Demokristiane për Integrim, ka thënë se kjo Qeveri nuk e ka mandatin që të vendosë për asnjë çështje politike për vendin, pasi që, sipas tij, ajo së bashku me partitë minoritare nuk përbëjnë më shumë se 17 për qind të përfaqësimit të popullit.
Ai ka shtuar se Kosova ka bërë shumë kompromise, të cilat po i duket pak Serbisë, të cilat, sipas tij, janë kompromise shumë të dhimbshme. Morina ka thënë se kjo Qeveri hyn në bisedime me Serbinë kur as përbrenda saj nuk ka konsensus. Ai ka thënë se i kupton krerët më të lartë të shtetit se kanë trysni ndërkombëtare, por ka shtuar se ndërkombëtarët nuk u bëjnë trysni në dëm të Kosovës.
Për më tepër, ky debat është organizuar nga Lëvizja vetëvendosje, e cila i ka ftuar të gjitha partitë jashtë parlamentare, për të diskutuar rreth çështjes së bisedimeve dhe rrezikut për veriun e vendit.
Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe partitë e tjera jashtëparlamentare, si Partia Socialiste e Kosovës, Partia e Pensionistëve e Kosovës, Partia Nacional Demokratike e Shqiptare etj.
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Ministrit Hoxhaj i "del gjumi", irritohet nga shpërfillja e Maqedonisë
- Laura Vorpsi zëdhënësja e PD-së e Sali Berishës, pëlqen armët dhe mesazhet për seksin
- Joana: Bëra seks në BB, Elona është lesbike “vdes” për Riken
-
Egjipt, gazetarja heq perçen përpara imamit!(VIDEO)
- Tjetër skenë e nxehtë në Kanë
- DSHM: BDI-ja të del në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni
- Argjentina reklamon trupin seksi
- Mariah Careyt, për pak të mbetet pa fustan para publikut
- Arrestohen 22 shqiptarë në Mal të Zi
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!
-
Skandal, nxënësja zhvishet në orë të mësimit - VIDEO

Share



















