VV: Kurti nuk e ka përmendur përfshirjen e Shqipërisë në dialog

Fillimi | Lajme | Kosovë | VV: Kurti nuk e ka përmendur përfshirjen e Shqipërisë në dialog | Add to Facebook Share
image

Një ditë pas publikimit në media të një pjese të intervistës së kreut të  Vetëvendosjes, Albin Kurti, për TV Top-Channel, Lëvizja Vetëvendosje sqaroi se titulli i intervistës, që është nxjerr nga ky televizion nuk i përgjigjet fjalëve të thëna të Kurtit dhe se titulli është nxjerr jashtë kontekstit. Kurti nuk ka kërkuar që Shqipëria të përfshihet në dialogun mes Kosovës e Serbisë, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, duke shtuar se titulli i dhënë nga TCH deformon komplet mesazhin politik që e përçon kjo intervistë. Për këtë arsye Vetëvendosje e ka dërguar pjesën e intervistës kontestuese, për të shmangur çfarëdo keqkuptimi.  

Në intervistë Kurti ka thënë se Tirana zyrtare ka obligim për të gjithë shqiptarët jashtë kufijve. 

“Kosova ka arritur deri këtu si rezultat i sakrificave dhe rezistencës në emër të kombit. Për rrjedhojë, pavarësia e Kosovës duhet të jetë në funksion të kombit. Unë e kuptoj qeverinë e Shqipërisë që nuk mban dot qëndrim më radikal se qeveria e Kosovës, por mendoj që Shqipëria ka obligim kushtetues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve”, deklaroi Kurti.

Kurti kritikoi kryeministrin Thaçi se do të hyjë në dialog me ish-bashkëpunëtorët e Millosheviqit. Në reagimin opozitar, ai nuk i përjashton as protestat. 

“Fundi i mbikëqyrjes nuk po e bën Kosovën sovrane. Protektorati ndërkombëtar tani do të hyjë brenda institucioneve të Kosovës. UNMIK-u, KFOR-i dhe EULEX-i do të jenë të gjitha këtu”, tha Kurti, i cili shkoi edhe më tej, duke thënë: “Besoj se kjo është pjesë e një skenari ku Kosova do futet në bisedime politike me Serbinë, pa kushte. Qeveria e ka bërë Kosovën si pazar, pasi e konsideron atë si mall të vjetër”, theksoi lideri i VV-së.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS