Stavreski: 450 milionë euro për mbështetjen e ekonomisë

Fillimi | Lajme | Ekonomi | Stavreski: 450 milionë euro për mbështetjen e ekonomisë | Add to Facebook Share
image

Rënia e prodhimeve industriale në Maqedoni është pasojë e uljes dhe recesionit në Evropë. Që të zbuten pasojat Qeveria në vazhdimësi i është përkushtuar gjetjes  së masave të reja, ndërsa mes tyre janë edhe 100 milionë euro të reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat do jenë të qasshme deri në  fund të qershorit dhe 350 milionë euro investime kapitale të parashikuara në ribalncin e buxhetit.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Finacave Zoran Stavrevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në seancën e sotme për shtyp në selinë e VMRO-DPMNE-së.

"Shtatëmbëdhjetë prej 27  vendeve nga Bashkimi Evropian kanë rënie  të prodhimtarinë industriale e cila në disa vende është më e theksuar se sa në Republikën e  Maqedonisë. Gjithsesi  nuk do të thotë se kjo nuk na brengos dhe e ndjekim nga afër situatën" deklaroi ministri.

Shtoi se Qeveria mbetet në gjetjen e vazhdueshme të masave të reja dhe vazhdimin e disa të mëparshmeve që u treguan si efikase.

"Një masë të tillë e madhe do ta implementojmë gjatë qershorit, ndërsa do të vlejë për 10-12 muajt e ardhshëm, ndërsa sigurimi i 100 milionë eurove nga linja kreditore e Bankës Investuese Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Deri tani me mjetet e mëparshme që i siguruam nga BIE me 150 milionë euro 712 ndërmarrje të Maqedonisë siguruan punë, likuiditet dhe nuk larguan punëtorë nga puna", tha ministri.

Masa e dytë, siç shtoi ai, është realizimi në kohë i investimeve  kapitale të cilat në ribalancin e buxhetit janë paraparë në nivel më të lartë historik prej 21,5 miliardë denarë, gjegjësisht 350 milionë euro.

Stavrevski thotë se ky moment nuk mund të parashikohet nëse ekonomia e Maqedonisë  do të përfshihet nga recesioni, sepse siç sqaroi , recesioni  do të thotë rritje negative  në dy tremujoret e njëpasnjëshme.

"Tremujori i fundit në vitin 2011 kishte rritje pozitive, ashtu që formalisht edhe nëse është tremujori i parë negativ, që pritet  sepse industria ka shkallë negative mendoj se është shumë herët të parashikojmë çfarë do të ndodhë në tremujorin dytë të vitit" tha Stavreski dhe shtoi se detyra e Qeverisë dhe ekonomive është  të nxjerr maksimumin nga kjo situatë t'i zbusë pasojat, të cilat nuk mundemi në përgjithësi t'u shmangemi sepse  ajo që ndodh në Evropë është vërtete e përmasave të mëdha dhe kriza e cila i përfshin vendet më stabile dhe më të fuqishme.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS