Kryeministri Thaçi paralajmëron reforma në favor të progresit ekonomik
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është mbledhur sot, për herë të parë në këtë vit. Duke marrë pjesë në debat, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shfaqi përkrahjen këtij Këshilli.
Edhe në vitin 2012, ekonomia e Republikës së Kosovës ka shënuar rritje reale në vlerë prej rreth 4%, përkundër krizës ekonomike e cila ka kapluar ekonominë globale, tha kryeministri që fillim të fjalës së tij. Rritje kanë shënuar edhe të ardhurat për kokë banori që janë matës i përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.
Ngritja e mirëqenies sociale dhe materiale të qytetarëve është dhe duhet të jetë synimi strategjik, si dhe obligimi ligjor dhe moral i çdo qeverie.
Ky progres dëshmon se politikat ekonomike që dalin nga Vizioni i Zhvillimit Ekonomik, i cili ka shërbyer si Platformë Reformatore e Qeverisë që unë drejtoj, kanë qenë politika të qëlluara.
Këto politika ekonomike përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve e bazojnë në fuqizimin e sektorit privat.
Kjo e fundit, arrihet përmes përmirësimit të infrastrukturës ligjore dhe asaj fizike, lehtësimeve administrative, përmirësimit të kapitalit njerëzor dhe qeverisjes së mirë.
Këto shtylla kanë qenë në fokus të Qeverisë. Në të gjitha këto fusha Qeveria ka shënuar progres.
Sipas raportit të Bankës Botërore mbi të bërit biznes, Republika e Kosovës ka shënuar avancim në përmirësimin e ambientit afarist duke zvogëluar ngarkesën administrative ndaj bizneseve.
Qeveria vazhdimisht është angazhuar që përmes ngarkesës më të vogël tatimore të stimulojë zgjerimin dhe fuqizimin e sektorit privat dhe kështu të përshpejtojë rritjen dhe zhvillimin ekonomik në vend.
Duke u bazuar në suksesin e reformës fiskale të vitit 2009, vjet Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar zbatimin e një pakoje të re fiskale me qëllim nxitjen e sektorit privat.
Njëkohësisht, të dy reformat fiskale kanë përfshirë në vete edhe komponentën e përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve përmes zvogëlimit të tatimeve edhe për të punësuarit dhe përjashtimit nga TVSH-ja e disa shërbimeve esenciale siç janë, shëndetësia dhe arsimi.
Gjithashtu, Qeveria ka rritur vazhdimisht investimet kapitale me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Shumë shpejt do të përfundohet rruga R7. Sa i përket rrugës R6 Prishtinë-Shkup, përgatitjet veç ka filluar.
Përveç këtyre projekteve madhore, është punuar shumë edhe në projekte të përmasave më të vogla për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në nivel lokal dhe regjional. Kjo është bërë me qëllim të uljes së kostos së operimit për bizneset dhe përmirësimit të standardit jetësor për qytetarët në përgjithësi.
Qeveria është duke punuar intensivisht edhe në sektorin e energjisë me qëllim të sigurimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Është themeluar edhe Fondi për Lidership Transformues, përmes të cilit do të mundësojmë përshtatjen më të mirë në mes të kërkesave të tregut të punës dhe ofertës së fuqisë punëtore, shtoi ai.
Vitin e kaluar Republika e Kosovës falë angazhimeve të pandërprera të institucioneve tona dhe përkrahjes nga partnerët tanë ndërkombëtar, është bërë anëtare edhe e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Të gjitha projektet e sektorit publik që do të përkrahen nga ky institucion do të kenë për qëllim përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe përmirësimit të ambientit afarist.
Të gjitha këto aktivitete të Qeverisë së Republikës së Kosovës kanë pasur për bazë ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë makrofiskale. Deficiti primar ka qenë gjithnjë brenda suazave të rekomanduara dhe borxhi publik është më i ulët sesa që lejohet me ligj. Gjithashtu, bilanci bankar është në një nivel më të lartë se ai që rekomandohet në bazë të marrëveshjes Stand-By që kemi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ky përkushtim mbështetet në besimin tonë, në atë se krahas lirisë dhe stabilitetit politik, parakusht për ngritjen e mirëqenies sociale dhe materiale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, është edhe rritja dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, i bazuar në sektorin privat.
Këto janë dhe do të mbeten edhe parimet mbi bazën e të cilave është themeluar dhe po punon ky Këshill.
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Anulohet ndeshja Shkëndija-Teteks shkaku fyerjeve etnike
- Zajmina “reklamon” pjesët seksi te trupit
- Shtatzënë dhe krenare
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















