Saraçini: USAID-Partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë
Uashington, 07.02.2013 Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini si pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë sot merr pjesë në ‘Mëngjesin e lutjeve’ në Uashington, në të cilin 3 mijë personaliteteve nga e gjithë bota do t’u drejtohet Presidenti amerikan Barak Obama.
Evenimenti në fjalë është tubim tradicional vjetor në të cilin marrin pjesë personalitete të shquara nga jeta politike, fetare, kulturore dhe e biznesit nga e gjithë bota, dhe është një traditë që zvillohet që nga viti 1953, n; kohën e Presidentit Dvajt Ajzenhauer, ndërsa këtë vit janë ftuar përfaqësues nga më shumë se njëqind shtete të botës.
Ministri Saraçini gjatë qëndrimit të tij në Uashington, është takuar me zonjën Pejxh Aleksander, përgjesjëse e USAID-it për Evropën dhe Azinë. Gjatë takimit Saraçini ka shprehur kënaqësinë nga bashkëpunimi i suksesshëm shumëvjeçar me USAID-in, gjatë së cilës periudhë janë realizuar shumë projekte që kanë pasur si synim zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë. Ministri i Ekonomisë ka shprehur interesin që kjo mbështetje të vazhdojë me projektet aktuale dhe të reja, duke shtuar se Maqedonia ballafaqohet me sfida për sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe një ekonomie konkuruese.
"Republika e Maqedonisë ka miratuar disa dokumente strategjike të cilat krijojnë kornizën e zhvillimit, por çdo mbështetje në drejtim të zbatimit të dokumenteve dhe politikave strategjike, të cilat janë të nivelit të lartë dhe përcaktojnë qartë vizionin për zhvillim, siç janë Strategjia industriale, strategjia për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, promovimi I eksportit, inovacioneve,promovimi I efikasitetit të energjisë dhe turizmit", tha Saraçini gjatë takimit me zonjën Pejxh Aleksander.
Gjatë bisedës, është shprehur kënaqësia për përparimin që ka bërë Republika e Maqedonisë në krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe konkurrencën në sektorin privat, që dëshmohet edhe sipas "Duing bussines", Forumit Botëror Ekonomik, por edhe sipas shumë notimeve pozitive nga institucione të ndryshme ndërkombëtare.
Fushat e propozuara për mbështetje nga USAID, si një partner i rëndësishëm afatgjatë i Republikës së Maqedonisë janë në drejtim të konkurrencës në rritje të sektorit privat, politikës industriale, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së investimeve në Republikën e Maqedonisë përmes shërbimeve të përmirësuara për investitorët, mjedisit për të zhvilluar biznes, promovimit të eksportit, dialogut publiko-privat dhe zhvillimit të inovacioneve, njohurive, si dhe bashkëpunim të biznesit dhe shkencës, si një nga prioritetet e ministrit Saraçini.
Gjatë ditës ministri Saraçini, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski do të realizojë takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj.
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Turqia jep udhëzime për seksin në çift: Bëni sa më shpesh dhe lahuni
- Menduh Thaçi pas hapave të Ali Ahmeti-t, merret me opinionet e miletit?!
- Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"
- Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
- Tre parimet e z. Ali Ahmeti
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa

Share



















