Saraçini prezantoi rezultatet nga Thirrja publike për eksplorimin e 61 lokacioneve gjeologjike

Fillimi | Lajme | Ekonomi | Saraçini prezantoi rezultatet nga Thirrja publike për eksplorimin e 61 lokacioneve gjeologjike | Add to Facebook Share
image

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini prezantoi sot rezultatet  nga Thirrja publike për ndarjen e koncesioneve për hulumtime të detajizuara gjeologjike të burimeve minerale, në të cilën u ofruan 61 lokacione, dhe atë për burime minerale jometalike dhe metalike, gurrë zbukurues dhe ujë gjeo-termal, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte data 21 janar 2013. 

‘Vetëm tre ditë pas afatit të fundit për dorëzimin e ofertave, ne tashmë kemi raportin e Komisionit që e ka kryer  këtë procedurë komplekse, pasi që me këtë Thirrje publike nga gjithësej 61 lokacione, 25 janë për burime minerale jometalike, 31 për burime metalike, 4 lokalitete për burime minerale-gurrë zbukurues dhe një lokalitet me burime minerale-ujë gjeotermal, me një theks  të veçantë për lokalitetet për burimet minerale metalike, sepse janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin e ekonomisë dhe në mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen e eksportit’, deklaroi Ministri Saraçini.

Saraçini shtoi se sipas rezultateve nga Raporti, nga 61 lokalitetet e ofruara, janë paraqitur oferta për 49 lokalitete, dhe atë 17 për burime minarale jometalike, 28 për burime minerale metalike, për gurrë zbukurues ka ofera për katër lokalitetet, ndërsa  ofertë nuk kishte vetëm për lokalitetin për ujë gjeotermal.

Kriter kryesor gjatë përzgjedhjes së ofertave ishte çmimi më i lartë i ofruar, duke filluar nga jo më pak se 60 mijë denarë për lokalitetet për burime minerale jometalike dhe jo më pak se 120 mijë denarë për burime minerale metalike, si dhe garancion të rregullt të tenderit.

 ‘Me kalimin në fazën e ardhshme të eksplorimit do të bëhet një lëvizje e rëndësishme pozitive në ekonominë e Maqedonisë, do të futet kapital i freskët,  dhe me kalimin e kohës edhe vende të reja pune’, shtoi Saraçini.

Nga kjo Thirrje publike, në bazë të tarifës së koncesionit do të sigurohen mjete në vlerë prej rreth 45 milionë denarë, nga të cilat sipas Ligjit për burime minerare 78% për qind e këtyre fondeve do të shkojnë në buxhetin e komunës, në territorin e së cilës do të zhvillohet aktiviteti koncesionues, ndërsa 22% do të shkojnë në buxhetin e shtetit.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS