Stefanoviq: Marrëveshjet mund të anulohen
Shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialog me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel janë në pajtim me Kushtetutën.
Ai ka shtuar se asgjë e fshehtë nuk është arritur në Bruksel dhe se qeveria e re mundet që marrëveshjet edhe t'i anulojë, në rast se tregohen se janë kundër interesave tonë.
“Nëse kërkojnë diçka të fshehtë, nuk do të gjejnë”, ka thënë Stefanovic për Tanjug, duket thekuar në këtë temë presidenti Tomislav Nikoliç në një emision televiziv ka thënë shumë të pavërteta.
“Nuk ekziston asnjë marrëveshje e arritur në Bruksel e që Qeveria e Serbisë nuk e ka miratuar me udhëzimet e saj”, ka thënë Stefanovic.
Ai ka thënë tutje se të gjitha marrëveshjet nga Brukseli janë të verifikuar nga Qeveria e Serbisë, dhe se të gjitha i janë proceduar Kuvendit.
Po ashtu Stefanovic ka thënë se të gjitha marrëveshje në detaje i janë dorëzuar serbëve në Kosovë.
“Dua të përsëris se katër herë i kemi ftuar zyrtarisht serbët nga veriu i Kosovës që të jenë pjesë e ekipit negociator, e që ata e kanë refuzuar. I citoj cfarë kanë thënë ata: `Nuk duam të marrim pjesë në ekip që merret me punë të ndyra`. Tash e kanë mundësinë që të inkuadrohen prapë në ekip”, ka theksuar Stefanovic.
Ai po ashtu ka thënë se të gjitha marrëveshjet me Prishtinës janë kushtetuese, dhe se, nëse nuk iu përgjigjen interesave të Serbisë dhe nëse, siç ka thënë, presidenti Nikoliq vlerëson që janë kundër-kushtetuese, “atëherë le t`i anuloj qeveria e re”.
“Ata tash e kanë rastin, në pajtim me premtimet e Nikoliç në Mitrovicë, që t`i anulojnë marrëveshjet. Unë tash i ftoj, se në rast se vlerësojnë se marrëveshjet janë në dëm të interesit nacional, në rast se janë në kundërshtim me Kushtetutën, është absolutisht e pa logjikshme që edhe më tej të jenë në fuqi dhe se Qeveria e Serbisë, e reja, me iniciativën e Nikoliç, mund t`i anuloj”, ka thënë Stefanovic.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Ja pse u arrestua Sali Berisha
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Plagosje me armë në Shkup
- Rikja pas Noizyt, kapet ‘mat’ me Stresin
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















