Berlusconi i vdekur, “ëndrra e italianëve”
Berlusconi i vdekur, “ëndrra e të gjithë italianëve”. Por fatmirësisht (apo fatkeqësisht) bëhet fjalë vetëm për një vepër arti e ndërtuar në silikon dhe e ekspozuar pak metra larg pallatit Chigi në Romë.
Sytë e mbyllur, një buzëqeshje e ngrirë në fytyrë, me kokën të mbështetur në një jastëk, me dorën e djathtë mbi një buletin fotosh personale dhe dorën e majtë brenda pantallonave të zbërthyera. Ndoshta ish-kryeministri italian e ëndërronte ngritjen e një monumenti për të, por sigurisht jo në këtë formë.
Vepra e realizuar nga Antonio Garullo dhe Mario Ottocento (çift artistësh homoseksualë të martuar në Amsterdam në vitin 2002) është pagëzuar prej tyre me emrin “Ëndrra e italianëve”, (Il sogno degli italiani) dhe jo pa shkak. Titulli është shqiptuar nga vetë Berlusconi gjatë një bisede telefonike pas zbardhjes së tabulateve gjatë hetimit të skandalit për festat e çmendura të organizuara prej tij me vajza të reja. Gjatë një telefonate vetë “Kavalieri” thotë: “vdekja ime është ëndrra e italianëve”. 
Berlusconi në silikon qendron i shtrirë brenda një vetrate prej xhami si të ishte një Papë, një shenjtor, një lider maximo, apo apo bukuroshja e fjetur e përrallës. 
“Menduam të konservonim Berlusconi-n nisur nga tradita kristiane që bën të njëjtën gjë me shenjtorët e saj. Por ekziston edhe argumenti laik, ku popujt përjetësojnë trupat e udhëheqësve apo heronjve të tyre, si balcamosja e Maos në Kinë apo Leninit në Rusi”, shkruajnë dy autorët në përshkrimin e veprës së tyre. 
Vepra do të qendrojë e hapur për publikun deri më 30 maj. Kushedi, ndoshta Berlusconi vetë vendos ta vizitojë, por nisur nga sondazhet e fundit elektorale në vendin fqinj, që tregojnë partinë e tij PDL në rënie të lirë, me shumë mundësi kjo vizitë s’ka për të ndodhur…
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Plagosje me armë në Shkup
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Terri informativ në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Prapanica e Tunës(FOTO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr


Share



















